DEPOJA (MAGAZINA) DOGANORE

Për arsye të ndryshme importuesi mund të mos ketë konsumatorë të menjëhershëm për mallrat, mund të planifikojë ri eksportimin e mallrave, apo përndryshe është në dijeni se si mallrat do të hidhen (shkatërrohen). Në situata të tilla do të jetë në dobi të importuesit të ruaj mallrat në mallrat në magazinë ku është shtyrë aplikimi i detyrimeve doganore dhe tatimeve. Është praktikë e mire ndërkombëtare për magazinimin e mallrave në magazina doganore dhe për mbajtjen e stoqeve dhe llogarinë të jenë nën mbikëqyrje të afërt të administratës doganore. Magazinat mund të jenë ose publike (të hapura për mallrat e ndryshme) ose private (për mallra të veçanta). Shumica e administratave doganore kërkojnë që operuesit e magazinave doganore të vejnë siguri (garanci financiare).

“Magazinimi Doganor” është procedurë doganore ku mallrat mund të ruhen në një vend të aprovuar dhe licencuar nga Doganat e Kosovës, në pritje të pagesës të detyrimeve doganore the tatimeve për mallra. Procedura e magazinave doganore është regjim i pezulluar që shërben për të lehtësuar tregtinë, ku pagesa e detyrimeve doganore dhe tatimeve vonohet për aq kohë sa i duhet importuesit të qëndrojmë mallrat në Kosovë. Procedura e magazinimit doganor dallon nga procedurat lidhur me magazinimin e përkohshëm, importimin e përkohshëm dhe përpunimin e brendshëm.

IMPORTIMI I PËRKOHSHËM DHE MAGAZINIMI

Importimi i përkohshëm nënkupton së mallrat mund të përdoren në Kosovë pa u zhdoganuar apo pa pagesën e TVSH-së nën kushte të caktuara dhe më pas me ri-eksportimin në të njëjtin shtet siç ishin gjatë importimit. Mallrat në magazinim të përkohshëm mund të ruhen vetëm në vende të aprovuara nga Dogana e Kosovës nën kushtet e përcaktuara nga Dogana e Kosovës.

Doganat e Kosovës mund të kërkojnë nga personi i cili mbanë mallrat të ofrojë siguri (garanci financiare) me qëllim që të sigurohet pagesa e çdo të hyre doganore që duhet të paguhet për të rregulluar lirimin e mallrave nga kontrolli i doganës.

Magazinimi i përkohshëm është procedure doganore e cila aplikohet kur mallrat e importuara arrijnë në Kosovë dhe paraqiten në Doganat e Kosovës për lirim. Mallrat e importuara do të mbahen në “magazinim të përkohshëm”, duke pritur lirimin për hyrje në vend. Autoriteti ligjor për mbajtjen në magazinim të përkohshëm të mallrave të importuara është përcaktuar në nenet nga 54 deri në 57 të Kodit Doganor. Deri në atë kohë kur mallrave të importuara i është përcaktuar trajtimi apo përdorimi i aprovuar nga dogana, ato mallra, me prezantimin e tyre tek Dogana, kanë statusin e “mallrave në magazinim të përkohshëm”.

Mallrat në magazinim të përkohshëm mund të ruhen vetëm në vendet e aprovuara nga Doganat e Kosovës me kushtet e përcaktuar nga Doganat e Kosovës. Doganat e Kosovës mund të kërkojnë nga personi i cili mbanë mallrat të ofrojë siguri (garanci financiare) me qëllim që të sigurohet pagesa e çdo të hyre doganore që duhet paguar për të rregulluar lirimin e mallrave nga kontrolli i doganës.

Kur vendet janë të aprovuara në baza të përhershme për vendosjen e mallrave në magazinim të përkohshëm, vendeve të tilla iu referohemi si “ndërtesa për magazinim të përkohshëm”.

Mallrat mund të vendosen në ndërtesën e magazinimit të përkohshëm bazuar në një deklaratë të njësuar doganore. Megjithatë, Doganat e Kosovës mund të kërkojnë paraqitjen e një deklarate të veçantë të mallrave të bëra në formë dhe mënyrë normale, në qoftë se është dhënë informacion i pamjaftueshëm në deklaratën e njësuar doganore.

Nenet nga 96 deri tek 98 të “Udhëzimit Administrativ Nr. 11/2009 Përcaktimi i Dispozitave për Implementimin e Kodit Doganor” ofrojnë më shumë informata për magazinimin e përkohshëm të mallrave  (shiko faqet 57 dhe 58 të UA-së).

Në mënyrë që të sigurohet aplikimi efektiv i kontrollit doganor, Doganat e Kosovës munden, atje ku nuk menaxhojnë vet ndërtesat e magazinimit të përkohshëm, të kërkojnë:

  • – Ndërtesat e Magazinimit të përkohshëm të jenë me mbyllje të dyfishtë, njëri nga çelësat të mbahet nga oficeri i Doganave të Kosovës, dhe tjetri nga operatori i ndërtesës për magazinim të përkohshëm; dhe
  • – Personi i cili operon ndërtesën për magazinim të përkohshëm mban llogari të stoqeve çka mundëson gjurmimin e lëvizjes të mallrave.

Mallrat në magazinim të përkohshëm munden normalisht të jenë objekt vetëm i formave të trajtimit sipas dizajnimit për të siguruar ruajtjen e tyre në gjendje të pandryshuar pa ndërruar pamjen e tyre apo karakteristikat teknike.

IMPORTIMI I PËRKOHSHËM

Disa mallra mund të sillen në Kosovë në baza të përkohshme pa bërë pagimin e doganës dhe tatimeve. Këtyre mallrave iu referohemi si importe të përkohshme. Importi i Përkohshëm është procedurë doganore ku importuesi deklaron se disa mallra janë duke u sjellë në Kosovë për një kohë të kufizuar dhe për qëllim të caktuar, pas së cilës mallrat do të eksportohen. Për shembull, procedura e Importimit të Përkohshëm mund të përdoret për mallrat siç janë pajisjet e mëdha kapitale që importohen në Kosovë për një përdorim të vetëm (p.sh. pajisje për ndërtim të rrugëve), ku pagesa e plotë e doganës dhe tatimeve në pajisjen e importuar do të bënte importimin e rregullt dhe permanent ekonomikisht të pamundur.

Është praktikë e mire ndërkombëtare për të kërkuar dorëzimin e sigurisë (një garanci financiare) në lidhje me lejimin e importimeve të përkohshme. Lidhur me këtë, një nga sistemet më të rëndësishme dhe të pranuara ndërkombëtarisht për të lejuar pranimin e përkohshëm të mallrave është karneti ATA. Kjo ka mbështetjen në një zinxhir të organizatave garantuese që ofrojnë sigurim për çfarëdo dogane apo tatimi që mund të ketë mbetur borxh në rast se importet e përkohshme nuk janë rieksportuar në mënyrë të duhur brenda periudhës të caktuar. Një numër i konventave ndërkombëtare sigurojnë karneti ATA, njëra nga më të fundit siç është Konventa e Stambollit. Mirëpo, Kosova nuk është pjesë e asnjërës nga këto konventa dhe garancionet financiare doganore nuk janë zhvilluar në tërësi në Kosovë..

Baza ligjore për importimin e përkohshëm të mallrave është e përcaktuar në nenet nga 140 deri në 147 të Kodit Doganor, dhe nenet 329 dhe 330 të “Udhëzimit Administrativ Nr. 11/2009 Përcaktimi i Dispozitave për Implementimin e Kodit Doganor” (shiko faqen 165 të Udhëzimit Administrativ).

Procedura e importit të përkohshëm lejon në Kosovë, përdorimin me lirim të pjesërishëm apo total të mallrave nga pagimi i taksës për import dhe pa qenë objekt i masave të politikave komerciale, të mallrave të importuara të destinuara për ri-eksport, përderisa mallrat e importuara nuk kanë pësuar çfarëdo ndryshimi përpos të amortizimit normal si shkak i përdorimit normal të tyre.

Autorizimi i importit të përkohshëm mund të lejohet me kërkesë të personit i cili përdorë ato mallra, rregullon përdorimin e tyre apo është përgjegjës për importimin.

Doganat e Kosovës do të refuzojnë autorizimin e përdorimit së procedurës të importit të përkohshëm kur është e pamundur të garantohet se mallrat e importuara mund të identifikohen për qëllime të kontrollit fiskal dhe në kuptimin e dëshmisë se mallrat janë përdorur përkohësisht në Kosovë dhe pas janë eksportuar. Megjithatë, Doganat e Kosovës mund të autorizojnë përdorimin e procedurës për import të përkohshëm pa u siguruar se mallrat mund të identifikohen, ku në pikëpamje të natyrës të mallrave apo të veprimeve që do të kryhen, mungesa e masave të identifikimit nuk janë përgjegjëse për çfarëdo abuzimi të procedurës.

Doganat e Kosovës do të përcaktojnë periudhën brenda së cilës mallrat e importuara duhet të jenë rieksportuar ose u është caktuar përdorimi apo trajtimi i ri i aprovuar doganor. Periudha e tillë duhet të jetë mjaft e gjatë për përmbushur qëllimin e përdorimit të autorizuar. Periudha maksimale gjatë së cilës mallrat mund të qëndrojnë nën procedurën e importit të përkohshëm është 24 muaj. Mirëpo, Doganat e Kosovës mund të caktojnë periudha edhe më të shkurta më marrëveshje me personin në fjalë, dhe nëse rrethanat e jashtëzakonshme e kërkojnë. Dogana mundet, me kërkesë të personit në fjalë dhe në kufij të arsyeshëm, të zgjasë periudhën e përkohshme në mënyrë që të lejojë përdorimin e autorizuar të mallrave. “Rrethana të jashtëzakonshme” do të thotë çdo ngjarje që si rezultat duhet të përdoret për një periudhë më të gjatë në mënyrë që të përmbushet qëllimi i importit të përkohshëm.

Doganat e Kosovës do të sigurojnë se periudha totale gjatë së cilës mallrat do të qëndrojnë nën marrëveshjen për import të përkohshëm për të njëjtën arsye dhe tek pronari i njëjtë të mos kalojë 24 muaj, edhe nëse marrëveshjet janë shfuqizuar me një marrëveshje tjetër pezullimi dhe më pas përsëri kanë hyrë nën import të përkohshëm. Megjithatë, me kërkesën e pronarit, ata mund të zgjasin këtë periudhë për kohën gjatë së cilës mallrat nuk janë përdorur, në pajtim me kushtet të përcaktuara nga ata. Doganat e Kosovës do të sigurojnë se periudha totale gjatë së cilës mallrat do të qëndrojnë nën procedurën e importit të përkohshëm për të njëjtën arsye dhe në përgjegjësinë e të njëjtit person nuk e kalon periudhën prej 24 muajsh, edhe nëse marrëveshjet janë shfuqizuar nga ndonjë marrëveshje tjetër pezulluese dhe më pas përsëri janë vendosur në import të përkohshëm. Mirëpo, me kërkesë të pronarit, Doganat e Kosovës mund të zgjasin afatin për kohën për të cilën mallrat nuk janë përdorur, në përputhje me kushtet e përcaktuara nga ata.

Mallrat e vendosura nën procedurën e importit të përkohshëm duhet të qëndrojnë në gjendje të njëjtë ( të mos procedohen më tutje apo përpunohen, etj.).

Riparimet dhe mirëmbajtja, duke përfshirë remontin dhe rregullimet apo masat për të ruajtur mallrat për të siguruar pajtimin me kërkesat teknike për përdorimin e tyre nën procedurën e importit të përkohshëm janë të pranueshme..

Shtojca 35E e Udhëzimit Administrativ Nr. 11/2009 përcakton formën e Aplikimit për Autorizimin e Importit të Përkohshëm.

PËRPUNIMI I BRENDSHËM

Përpunimi i brendshëm është procedurë doganore ku pranimi i përkohshëm i mallrave të importuara në Kosovë, është kushtimisht e liruar nga pagesa e detyrimeve dhe tatimeve të importit, në pritje të ri eksportimit gjatë një periudhe të caktuar, pasi i janë nënshtruar prodhimit, përpunimit apo riparimit.

Ka disa përfitime të cilat rrjedhin nga proceduara e përpunimit të brendshëm. Më e rëndësishmja është mundësia për të prodhuat dhe përpunuar mallra me barrën financiare për të paguar detyrimet dhe tatimet doganore. Përfitim për qeverinë është aktiviteti i rritur ekonomik nga prodhimi dhe përpunimi i mallrave, duke forcuar konkurrencën e industrive të Kosovës. Procedura e përpunimit të brendshëm mbulon jo vetëm përpunimet e përgjithshme tregtare por gjithashtu edhe situatat kur konsumatori i huaj mbetet pronar i mallrave të importuara..

Dispozitat e veçanta që kanë të bëjnë me përpunimin e brendshëm mund të gjinden në nenet 118 dhe 119 të Kodit Doganor.

Më shumë informata të detajuara për procedurat lidhur me Përpunimin e brendshëm mund të gjendjen në artikujt 311 deri në 315 të “Udhëzimit Administrativ Nr. 11.2009 Përcaktimi i dispozitave për Implementimin e Kodit Doganor”.

Një autorizim për Përpunim të Brendshëm do të lejohet nga Dogana e Kosovës vetëm kur aplikuesi ka për qëllim ri eksportimin apo eksportimin e produkteve të prodhuara apo produkteve të kompensuara. Autorizimi do të specifikoj mënyrat dhe metodat e identifikimit të mallrave të importuara në produkte të kompensuara, dhe të përcaktojë kushtet për kryerjen e duhur të operacioneve duke përdorur mallra të barabarta. Metodat e tilla të identifikimit apo kushtet mund të përfshijnë ekzaminimin e të dhënave.

Dogana e Kosovës mund të autorizoj operacionet e përpunimit vetëm nëse:

  • Vihet në përfundim se produktet e përpunuara janë fituar nga mallrat e importuara;
  • Nuk do të ishte ekonomikisht e leverdishme që mallrat e prodhuara të kthehen në gjendjen e tyre të mëparshme (në filli,), dhe
  • Përdorimi i procedurave mundëson që aktivitete e përpunimit të ndodhin në Kosovë pa dëmtuar interesat themelore të mallrave të ngjashme në Kosovë.

Për më shumë informatat të detajuara në lidhje me se si produktet e barabarta apo produktet kompensuese trajtohen nën regjimin e detyrimeve të pezulluara në Kosovë, ju lutemi kontaktoni Departamentin për Procedurat Doganore me Ndikim Ekonomik, në Doganën e Kosovës.

PËRPUNIMI I JASHTËM

 Përpunimi i Jashtëm është procedurë doganore nën të cilën mallrat që gjenden në qarkullim të lirë në Kosovë mund të eksportohen përkohësisht për prodhim, përpunim apo riparim jashtë vendit pastaj të ri importohen me lirim të pjesërishëm apo total nga pagesa e detyrimeve dhe tatimeve të importit/.

Produktet kompensuese që rezultojnë nga operacionet e përpunimit të jashtëm jashtë shtetit munden më pas të importohen me pagesë të pjesërishme apo totale të detyrimeve apo tatimeve të importit. Kështu, me mallrat nën procedurën e eksportimit të plotë, mallrat që janë në qarkullim të lire në Kosovë dhe janë përkohësisht të eksportuara nën procedurën e përpunimit të jashtëm janë, pas kthimit të tyre në Kosovë (pasi janë riparuar, prodhuar apo inkorporuar në mallra të tjera) vazhdojnë të trajtohen si mallra në qarkullim të lirë për të cilat detyrimet dhe tatimet nuk janë të aplikueshme.

Procedura e Përpunimit të Jashtëm kërkon që mallrat të jenë të objekt i masave të identifikimit të përshtatshëm duke e bërë të mundur vërtetimin se produktet kompensuese janë fituar në tërësi apo pjesërisht nga mallrat përkohësisht të eksportuara. Është thelbësore që tek eksportimi që mallrat të deklarohen për Procedurën e Përpunimit të Jashtëm kështu që dogana mund të aplikojë kontrollet e duhura.

Dispozitat e veçanta në lidhje me Përpunimi e Jashtëm mund të gjinden në nenet 148 deri në 163 të Kodit Doganor.

Më shumë informata të detajuara për Përpunimi e Jashtëm është ofruar në nenet 360 deri në 362 të “Udhëzimit Administrativ Nr/ 11/2009 Përcaktimi i dispozitave për Implementimin e Kodit Doganor”.

Në përmbledhje, Procedura për Përpunimin e Brendshëm i lejon mallrat Kosovare të eksportohen përkohësisht nga Kosova në mënyrë që ti nënshtrohen operacioneve të përpunimit dhe produktet që rezultojnë nga këto operacione të lirohen në qarkullim të lirë me lirim të pjesërishëm apo të tërësishëm të detyrimeve të importit.

Eksportimi i përkohshëm i mallrave Kosovare përfshin aplikimin e masave të politikave komerciale dhe formaliteteve të tjera për daljen e mallrave Kosovare nga Kosova

Definicionet në vijim do to jenë të aplikueshme:

  • “mallrat e eksportuar përkohësisht” nënkupton mallrat e vendosura nën procedurën e përpunimit të jashtëm;
  • “operacionet e përpunimit” do të thotë:
  1. – puna në mallra, përfshirë këtu edhe ngritjen dhe montimin e tyre në mallra të tjera;
  2. – përpunimin e mallrave; dhe

iii. – riparimin e mallrave, përfshire edhe restaurimin dhe vendosjen e tyre në vend.

  • “produktet kompensuese” nënkupton të gjithë produktet që rezultojnë nga operacionet e përpunimit;
  • “shkalla e shfrytëzimit do të thotë sasia apo përqindja e produkteve kompensuese të fituara nga përpunimi të një sasie të caktuar të mallrave përkohësisht të eksportuara.

Procedura e përpunimit të jashtëm nuk është e hapur për mallrat Kosovare:

  • Për të cilat eksporti rrit ripagesën dhe shlyerjen detyrimeve të importit,
  • Të cilat, para eksportimit, janë liruar në qarkullim të lirë më lirim total nga për arsye të përdorimit në fund, për aq sa kushtet për lejimin e tillë vazhdojnë të jenë të aplikueshme.

 

DHËNIA E AUTORIZIMIT

Autorizimi për përdorimin e procedurës të përpunimit të jashtëm do të jepet me kërkesë të personit i cili rregullon që operacionet e përpunimit të kryhen.

Një Autorizim do të jepet vetëm:

  • Personave të vendosur në Kosovë;
  • Kur konsiderohet se do të jetë e mundshme të vendoset se produktet e kompensuara kanë rezultuar nga përpunimi i mallrave përkohësisht të eksportuara;
  • Kur autorizimi për përdorimin e procedurës të përpunimit të jashtëm nuk është përgjegjëse seriozisht për cenimin e interesave thelbësore të përpunuesve Kosovarë (kushtet ekonomike).

Autorizimi do të specifikojë mënyrat dhe metodat për përcaktimin se produktet e kompensuara kanë rezultuar nga përpunimi i mallrave përkohësisht të eksportuara apo të verifikojë se kushtet për përdorimin e sistemit të shkëmbimeve standarde janë plotësuar.

Mënyrat dhe metodat e tilla përfshijnë përdorimin e dokumentit të informacioneve të përcaktuara në Shtojcën 41 të “Udhëzimit Administrativ Nr. 11/2009 Përcaktimi i dispozitave për Implementimin e Kodit Doganor”, dhe ekzaminimin e të dhënave përkatëse..

Ku natyra e operacioneve të përpunimit nuk lejon krijimin që produktet e kompensuara kanë rezultuar nga mallrat përkohësisht të eksportuara, autorizimi mundet të lejohet në rastet e justifikuara, me kusht që aplikuesi mund të ofrojë garancion të bollshëm se mallrat e përdorura në operacionet e përpunimit ndajnë të njëjtin TARIK kodin tetëshifrorë, kualitetin e njëjtë komercial dhe karakteristikat e njëjta teknike si mallrat përkohësisht të eksportuara. Në raste të tilla, autorizimi do të përcaktojë kushtet e për përdorimin e marrëveshjeve.

Kur kërkohen marrëveshjet për riparim, mallrat përkohësisht të eksportuara duhet të jenë në gjendje të riparohen dhe marrëveshjet nuk mund të përdoren për të përmirësuar performancë teknike të mallrave.

PËRPUNIMI NËN MBIKQYRJE DOGANORE

Përpunimi nën Kontrollin e Doganës është një procedurë doganore ku lejimi i përkohshëm i mallrave të importuara në Kosovë, është kushtimisht e liruar nga pagesa e detyrimeve dhe tatimeve të importit, përpunim i cili dërgon tek produktet të cilat janë objekt i shumës më të ulët të importit sesa ajo e aplikueshme për mallrat e importuara.

Marrëveshjet për Përpunimin nën Kontrollin e Doganës janë të aplikueshme për mallrat përpunim i të cilave dërgon te produktet që janë objekt i shumave më të vogla te detyrimeve të importit sesa asaj të aplikueshme për mallrat e importuara. Marrëveshjet gjithashtu aplikohen për mallrat që duhet të iu nënshtrohen operacioneve për të siguruar pajtueshmërinë e tyre me kërkesat teknike për lëshimin në qarkullim të lirë në Kosovë.

Metoda për përcaktimin e vlerës doganor të produkteve të përpunuara të deklaruara për qarkullim të lire është ofruar në nenin 327 të Udhëzimit Administrativ të përmendur më lartë.

Provizionet e veçanta që kanë të bëjnë me përpunimin nën Kontrollin e Doganës mund të gjinden më nenet 133 deri në 139 të Kodit Doganore.

Udhëzime më të detajuara në lidhje me Përpunimin nën Kontrollin e Doganës, mund të gjinden në nenet 327 dhe 328 të “Udhëzimit Administrativ Nr. 11/2009 Përcaktimi i provizioneve për Implementimin e Kodi Doganor”

PROCEDURAT E THJESHTËZUARA DOGANORE

Procedurat e thjeshtësuara janë pjesë e rëndësishme e administratës moderne doganore. Procedurat e thjeshtësuara mund ta bëjnë trajtimin doganor të mallrave të importuara shumë më pak të ndërlikuar dhe gjithashtu, sipas llojit të procedurës, në më pak kohë.

Përparësia kryesore që e ofrojnë është fillimisht në lejimin e parashtrimit të deklaratës për mallrat që nuk i përmbajnë të gjitha të dhënat e kërkuara. Të dhënat që nuk janë përfshirë duhet të komunikohen vetëm në një datë të mëvonshme. Varësisht nga autorizimi përkatës, këto të dhëna gjithashtu mund të kombinohen për mallrat e importuara brenda një periudhe të caktuar në një deklaratë të vetme plotësuese dhe tagrat e importit dhe tatimet të paguhen në një shumë të vetme. Procedurat e thjeshtësuara (që nganjëherë quhen “procedura lokale”) janë të destinuara për ta shkurtuar kohën dhe shpenzimet e zhdoganimit të importeve dhe eksporteve për tregtarët që kanë një histori të pajtueshmërisë vullnetare me kërkesat doganore, ligjore dhe rregullative dhe të cilët, si pasojë, kategorizohen si “rrezik i ulët”.

Kodi Doganor i Kosovës (2008) lejon procedura të thjeshtësuara në nenin 80. Ky Kod u ndryshua në vitin 2011 (Ligji Nr. 04/L-099) për të lejuar procedura të thjeshtësuara shtesë në lidhje me operatorët e autorizuar ekonomikë dhe përdorimin e deklaratave përmbledhëse. Këto procedura të thjeshtësuara shtesë nuk janë zbatuar ende.

Informatat shtesë për procedura të thjeshtësuara

Shkurtimisht, neni 80 i Kodit Doganor përcakton:

“Për ta thjeshtësuar përfundimin e formaliteteve dhe të procedurave sa më shumë që të jetë e mundur gjersa siguron që operacionet kryhen në mënyrë të duhur, Dogana, sipas kushteve të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi , mund të japë leje për:

Deklaratën për të mos i përfshirë disa të dhëna, ose disa dokumente që zakonisht nuk kërkohen t’i bashkëngjiten deklaratës;
Një dokument komercial ose administrativ, të shoqëruar me kërkesën për mallrat që do të vihen nën procedurën doganore në fjalë, që duhet të dorëzohet në vend të deklaratës;
Mallrat që do të deklarohen për procedurën në fjalë përmes futjes në evidencë; në këtë rast Dogana mund të heqë dorë nga kërkesa që deklaruesi t’ia paraqesë mallrat doganës;
Deklarata e thjeshtësuar, dokumenti komercial ose administrativ ose futja në evidencë duhet t’i përmbajnë së paku të dhënat e nevojshme për identifikimin e mallrave. Kur mallrat të futen në evidencë, duhet të përfshihet edhe data e futjes së tillë në evidencë.”

Në të vërtetë, procedurat e thjeshtësuara paraqesin obligimet efikase që mund të ofrohen në diskrecion të menaxherit të zyrës doganore lokale zakonisht për shkak se tregtari dhe transaksioni i tregtarit nuk paraqesin fare rrezik ose paraqesin rrezik të ulët të mospërmbushjes. Në disa raste, procedurat e thjeshtësuara doganore mund ta marrin formën e formularit të thjeshtësuar të deklarimeve doganore.