PROCEDURAT TRANZITORE

Shumë prej veprimtarive komerciale përfshijnë lëvizje apo qarkullim të mallrave nga një vend në tjetrin. Sipas procedurës transitore, mallrat mund të lëvizin nga një lokacion në një tjetër brenda një vendi ose ndërmjet vendeve pa pagesën e taksave apo tatimeve. Kjo nënkupton qarkullimin e tyre nën kontrollin e doganave. Kur mallrat lëvizin nga një zyrë doganore në një tjetër brenda një vendi apo territori doganor, atëherë kësaj i referohemi si transit shtetëror, dhe kur zyrat doganore gjenden në më shumë se në një vend apo territor doganor, atëherë kjo njihet si transit ndërkombëtar.

Procedura transitore është procedura doganore e cila aplikohet për mallrat që hyjnë në territorin e Kosovës nga një vend tjetër, dhe të cilat kanë për synim të kalojnë përmes dhe të dalin nga territori i Kosovës, në një vend të tretë (që ndryshe njihet si “transit ndërkombëtar” ose “transit kalimtar”).

Personi apo firma përgjegjëse për mallra transitore e merr përsipër transitin e mallrave nga një pikë e caktuar në një pikë tjetër, për sigurimin e mbulimit të detyrimeve dhe tatimeve që aplikohen për shkak të rrezikut për lëvizjen transitore, dhe për përgatitjen e dorëzimin e deklaratës doganore të transitit, së bashku me dokumentacionin përkatës mbështetës.

PROCEDURA TRANZITORE NË KOSOVË

Baza ligjore për procedurën transitore është e përcaktuar me nenet 96-102 të kodit doganor.

Po ashtu, nenet 208 deri 265 të “Udhëzimit administrativ nr. 11/2009 për implementimin e Kodit Doganor” ofrojnë detaje më specifike për qarkullimin transitor, duke përfshirë informata për garancionin transitor, formalitetet në zyrën e nisjes doganore, formalitetet në zyrën e rrugës, formalitetet në zyrën e destinacionit, itineraret e rrugës transitore, si dhe procedurat e thjeshtësuara transitore për dërgesat me rrugë hekurudhore, me kontejnerë të mëdhenj, me anë të rrugëve ajrore dhe me anë të tubacioneve.

Personi apo firma përgjegjëse për mallra transitore e merr përsipër transitin e mallrave nga një pikë e caktuar në një pikë tjetër, për sigurimin e mbulimit të detyrimeve dhe tatimeve që aplikohen për shkak të rrezikut për lëvizjen transitore, dhe për përgatitjen e dorëzimin e deklaratës doganore të transitit, së bashku me dokumentacionin përkatës mbështetës.

Për qëllime të transitit, do të aplikohen përkufizimet në vijim në Kosovë:

‘Zyra e nisjes’ nënkupton zyrën doganore ku pranohen deklaratat për mallra për procedurën transitore.

‘Zyra e destinacionit’ nënkupton zyrën doganore ku duhet të paraqiten mallrat nën procedurë me qëllim të përfundimit të procedurës transitore.

“Zyra e garancionit’ nënkupton zyrën ku dogana vendos që garancionet e ofruara nga garantuesi do të deponohen.