Bankat

Sistemi bankar në Kosovë përbëhej nga tetë banka, ndërsa një bankë e re ka hyrë në tregun e Kosovës në nëntor të vitit 2012, duke u bërë gjithsej nëntë banka.  Këto banka janë të licencuara dhe të mbikëqyrura nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Produktet dhe shërbimet bankare përfshijnë llogaritë bankare, kreditë, pagesat dhe transferet vendore dhe ndërkombëtare, kartelat bankare, garancionet bankare, letër-kreditë, dhe e-banking. Bankat tani shërbejnë edhe si agjentë primar të shitjes për obligacionet (letrat me vlerë) e Qeverisë së Kosovës.

Me përjashtim të komercijalna banka ad Beograd – dega në Mitrovicë, të gjitha bankat e tjera janë anëtare të Shoqatës së Bankave të Kosovës (SHBK).  SHBK-ja është zëri i industrisë bankare në Kosovë.  Që nga themelimi i saj në vitin 2002, SHBK bashkëpunon me Qeverinë, Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, mediat dhe opinionin publik me qëllim të mbështetjes së një industrie të shëndoshë bankare e cila promovon zhvillimin afatgjatë ekonomik në Kosovë. Për informata në lidhje me SHBK kliko këtu.

Më poshtë është një përshkrim i shkurtër i bankave të cilat aktualisht veprojnë në Kosovë.

Turkie Is Bankasi A.S.

Në kohën e shkrimit të këtij doracaku, një bankë e re sapo ka fituar licencën nga Banka Qendrore e Kosovës si degë. Banka është Turkie Is Bankasi A.S., dhe pritet që të ofrojë shërbime të plota bankare në tregun e Kosovës.

Komercijalna Banka ad Beograd - Dega në Mitrovicë

Komercijalna Banka ad Beograd – Dega në Mitrovicë është pjesë e kompanisë amë në Beograd, Serbi. Komercijalna Banka ad Beograd Dega në Mitrovicë ka 8 degë në qytete të vogla në Kosovën Veriore. Komercijalna Banka ad Beograd – Dega në Mitrovicë ofron llogari rrjedhëse, depozita të kursimit dhe me afat, kredi, garancione bankare, pagesa, transfere të parave dhe produkte të tjera të tregut financiar.

 

Informatat Kontaktuese

Rr. Kralja Petra Prvog 33, 40000 Mitrovicë

+381 (0) 28 423 822

[email protected]

http://www.kombank.com

 

NLB Prishtina

NLB Prishtina është degë e NLB Group, që është grupi më i madh financiar slloven. NLB Prishtina është themeluar me 1 janar 2008 përmes shkrirjes së Kasabank sh.a., dhe Banka e Re e Kosovës sh.a. Banka e bashkuar mban 15.1% të pjesëmarrjes në tregun e Kosovës, duke u renditur si e treta sa i përket madhësisë.  NLB Prishtina ka 53 degë në tërë Kosovën.   NLB Prishtina ofron llogari rrjedhëse dhe të kursimit, depozita me afat, kredi, garancione bankare, pagesa, transfere të parave dhe produkte të tjera të tregut financiar.

 

Informatat Kontaktuese

Rr. Rexhep Luci Nr. 5, 10000 Prishtinë

+381 (0) 38 225 394; 240 230 026

[email protected]

http://www.nlbprishtina-kos.com

 

Banka Kombëtare Tregtare

Banka Kombëtare Tregtare (BKT) është themeluar në vitin 1993, pas bashkimit të Bankës Tregtare Shqiptare dhe Bankës Kombëtare të Shqipërisë. BKT ka kaluar nëpër disa faza tranzicioni sa i përket bashkimit dhe privatizimit para se të merrej vendimi për t’u zgjeruar në tregun e Kosovës në vitin 2007.  Rrjeti i BKT-së në Kosovë përbëhet nga 23 degë. BKT ofron llogari rrjedhëse dhe të kursimit, depozita me afat, kredi, garancione bankare, pagesa, transfere të parave dhe produkte të tjera të tregut financiar.

 

Informatat Kontaktuese

Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë,

+ 381 (0)38 666 666

[email protected]

http://www.bkt-ks.com

 

Banka për Biznes

Banka për Biznes (BpB) është themeluar me 29 mars 2001 dhe u bë banka e tretë e licencuar në Kosovë.  Kapitali i BpB-së është kryesisht vendor.

BpB ofron llogari rrjedhëse dhe të kursimit, depozita me afat, kredi, garancione bankare, pagesa, transfere të parave dhe produkte të tjera të tregut financiar.  BpB ka një rrjet që përbëhet nga 43 degë nëpër tërë Kosovën.

Informatat Kontaktuese

Rr. UÇK nr. 41, 10000 Prishtinë
+381 (0)38 244 666
http://www.bpbbank.com

TEB

TEB Sh.A është degë e ndërmarrjes së përbashkët në mes të Turk EkonomiBankasi A.S. (TEB), themeluar në vitin1927 dhe BNP Paribas të Francës. TEB Sh.A ka hyrë në tregun e Kosovës në vitin 2008.  Rrjeti i TEB-it përbëhet nga 22 degë në tërë Kosovën.

TEB ofron llogari rrjedhëse dhe të kursimit, depozita me afat, kredi, garancione bankare, pagesa, transfere të parave dhe produkte të tjera të tregut financiar.

 

Informatat Kontaktuese

Rr. Agim Ramadani Nr. 15, 10000 Prishtinë

+381 (0)38 230 000

[email protected]

http://www.teb-kos.com

 

Banka Ekonomike

Banka Ekonomike është njëra nga bankat e para të licencuara pas luftës në Kosovë dhe është krijuar me kapital të kompanive vendore. Banka ka nisur punën në maj të vitit 2001. Sot Banka Ekonomike ka një rrjet prej 46 degëve në tërë Kosovën.  Banka Ekonomike ofron llogari rrjedhëse dhe të kursimit, depozita me afat, kredi, garancione bankare, pagesa, transfere të parave dhe produkte të tjera të tregut financiar.

 

Informatat Kontaktuese

Rr. Migjeni  Nr. 1, 10000 Prishtinë

+381 (0)38 22 53 53

[email protected]

http://www.bekonomike.com

 

Raiffeisen Bank Kosovë

Raiffeisen Bank në Kosovë është degë e Raiffeisen Bank International AG (RBI). RBI ka blerë shumicën e aksioneve të Bankës Amerikane në Kosovë në vitin 2002, ka kryer blerjen dhe riemërtuar bankën si Raiffeisen Bank në Kosovë në qershor të vitit 2003 dhe u shndërruar në pronar 100% të saj. Raiffeisen Banka ka 52 degë nëpër tërë Kosovën.

Raiffeisen Banka ofron llogari rrjedhëse dhe të kursimit, depozita me afat, kredi, garancione bankare, pagesa, transfere të parave dhe produkte të tjera financiare.

Informatat Kontaktuese

Rr. UÇK  Nr. 51, 10000 Prishtinë
+ 381 (0)38 222 222
http://www.raiffeisen-kosovo.com

ProCredit Bank

ProCredit Bank në Kosovë është pjesëtare e grupit ProCredit, që udhëhiqet nga kompania amë me seli në Frankfurt, ProCredit Holding, që është pronari më i madh i ProCredit Bankës në Kosovë, dhe mban 84.84% të aksioneve. ProCredit Banka në Kosovë është themeluar së pari në janar të viti 2000 nga një grup i investitorëve ndërkombëtar, shumë prej të cilëve janë aksionarë edhe sot të ProCredit Holding. ProCredit Banka ka 64 degë që veprojnë në tërë Kosovën.  ProCredit Banka ofron llogari rrjedhëse dhe të kursimit, depozita me afat, kredi, garancione bankare, pagesa, transfere të parave dhe produkte të tjera të tregut financiar.

Informatat Kontaktuese

Rr. Nëna Terezë Nr. 16, 10000 Prishtinë
+381 (38) 555 777
http://www.procreditbank-kos.com