Caktimi i Rrezikut

Metodat e më poshtme të pagesës caktojnë rrezikun e pagesës  ndërmjet eksportuesit dhe importuesit në mënyra të ndryshme varësisht prej natyrës së transaksionit dhe marrëdhënieve të palëve.

Pagesa Paraprake

Në fillim të marrëdhënies afariste ( e edhe më vonë, nëse ka rrezik të vazhdueshëm) një eksportues mund të kërkojë pagesë paraprake. Importuesi mund të pajtohet me këtë për të inkurajuar marrëdhënien afariste. Me pagesë paraprake, të gjitha përparësitë i mblidhen eksportuesit dhe të gjitha mangësitë (rreziku) i mblidhen importuesit i cili ka bërë pagesën dhe nuk ka siguri (përveç zotimit kontratkual) se do të pranojë mallrat. Nëse eksportuesi dështon të ekzekutojë, i vetmi rekurs për importuesin mund të jetë dalja në gjyq për shkelje të kontratës, një opsion i shtrenjtë dhe i vështirë posaçërisht nëse padia duhet të bëhet në një shtet të huaj.

Tregtia me llogari të hapur

Eksportuesi dërgon mallrat te importuesi dhe në të njëjtën kohë dërgon një faturë për këto mallra, për pagesë në një datë të rënë dakord ose pas një periudhe të rënë dakord. Tregtia me llogari të hapur është metodë pagese e zakonshme që përdoret për tregti ndërmjet eksportuesve dhe importuesve të vërtetuar, të cilët, të dytë,  punojnë në tregje stabile siç janë Evropa Perëndimore ose SHBA-të. Të gjitha përparësitë grumbullohen te importuesi. Mangësitë grumbullohen te eksportuesi. Nëse klienti nuk paguan, ose nëse ai paguan por shteti i tij bllokon remitancën e fondeve te eksportuesi, eksportuesi nuk i ka as mallrat e as paratë dhe eksportuesi mund të mos jetë në gjendje për të kthyer mallrat e veta prapa. Sikur me pagesat paraprake, i vetmi rekurs mund të jetë dalja në gjyq për shkelje të kontratës.

Marrjet

Marrja e dokumenteve është metodë e pagesës që përdoret nga eksportuesi e cila shfrytëzon sistemin bankar për të kontrolluar kur i lirohen dokumentet tregtare importuesit. Ato kërkojnë edhe nga eksportuesi edhe nga importuesi të ushtrojnë kujdes të madh gjatë dakordimit të hollësive të kontratës së shitjes. Transaksioni iniciohet nga eksportuesi, i cili pastaj i dërgon mallrat në shtetin e importuesit. Në të njëjtën kohë ai ia beson bankës së tij dokumentet përkatëse tregtare (që mund të përfshijnë Fletëngarkesat e negociueshme), për mbledhje të të ardhurave nga shitja dhe dorëzim të dokumenteve te importuesi sipas kushteve të kontratës së shitjes. Ka tri lloje të marrjeve:

  • marrjet e pastra
  • marrje e dokumentuar: dokumente kundrejt pranimit (D/A)
  • marrje e dokumentuar: dokumente kundrejt pagesës (D/P)

Për një marrje të pastër, eksportuesi dërgon mallrat dhe dokumentet përkatëse drejtpërdrejt te importuesi dhe pastaj i dërgon bankës së tij kambialin për vlerën e mallrave të tërhequra në bazë të kontratës së shitjes kështu që banka e tij të mund të marrë shumën e duhur nga importuesi. Përparësitë e kësaj procedure janë për importuesin. Nëse importuesi nuk paguan, ose nëse ai paguan por shteti i tij bllokon remitencën e fondeve te eksportuesi, eksportuesi nuk i ka as mallrat e as paratë dhe mund të mos i marrë mallrat e veta prapa.

Për marrje të dokumentuar D/A, eksportuesi nuk e autorizon lirimin e dokumenteve të transportit (të nevojshme për të marrë dërgesën e mallrave) derisa importuesi të pranojë kambialin për ta paguar në një datë të caktuar në të ardhmen.  Pasi importuesi të pranojë kambialin, banka e importuesit liron dokumentet e transportit të nevojshme për të marrë dërgesën e mallrave dhe çfarëdo dokumenti tjetër të mbetur. Importuesi pastaj mund të marrë mallrat në posedim për të cilat është pajtuar të paguaj sipas kushteve të faturës së pranuar në një datë të caktuar në të ardhmen. Përsëri, të gjitha përparësitë janë me importuesin. Nëse importuesi nuk paguan në datën e duhur, ose nëse ai paguan por shteti i tij bllokon remitencën e fondeve te eksportuesi, eksportuesi nuk i ka as mallrat e as paratë dhe mund të mos i marrë mallrat e veta prapa. Varësisht prej natyrës së transportit dhe termeve të marrjes, ky nivel i kontrollit mund të mos jetë në dispozicion ( p.sh. kur përdoren lista të ngarkesës ajrore).

Fjala kyçe në marrjen e dokumentuar, dokumentet kundrejt pagesës (D/P) është “pagesa”. Ka dy lloje të marrjes D/P – D/P me pagesë që shihet dhe D/P me pagesë në një periudhë të rënë dakord pas shikimit. Këto dyja dallojnë sipas asaj se kur bëhet pagesa, por në të dy llojet dokumentet që i japin titullin mallrave i lirohen importuesit vetëm pas pagesës. Ndryshe nga marrjet sipas kushteve D/A, marrjet sipas kushteve D/P mund t’i lënë eksportuesit kontroll efektiv të mallrave deri në pagesë.

Letërkreditë e dokumentuara (L/K-të)

Letërkreditë e dokumentuara, ose Letërkreditë (L/K-të) mund të ndihmojnë për ët minimizuar rrezikun, por mund të përfshijnë taksa bankare të domethënëse. Me metodat e tjera të pagesës (pagesat paraprake, tregtinë me llogari të hapur dhe marrjen) eksportuesi dhe importuesi të dytë varen nga njëri tjetrit për performancë të duhur për të shmangur shkëmbimin pa telashe të mallrave  për pagesë. Me L/K-të, sidoqoftë, eksportuesi dhe importuesi të dytë e kanë edhe një siguri shtesë të pavarur të palës së tretë, bankës që lëshon L/K-në (banka emetuese). Me lëshimin e L/K-së në favor të një eksportuesi (“përfituesi”) banka që e lëshon merr përsipër të paguajë eksportuesin me kusht që:

  • dokumentet e parapara në L/K janë në rregull, dhe
  • është në përputhje me termet dhe kushtet e L/K-së

Një importues (si aplikuesi për L/K të lëshuar nga banka e tij) ka siguri se banka e tij do të sigurojë se të gjitha dokumentet që ai i specifikon (përfshirë çfarëdo dokumenti transporti apo sigurimi të paraparë me L/K) janë pranuar në rregull dhe se të gjitha termet dhe kushtet e L/K-së janë në pajtueshmëri me të para se ti bëhet çfarëdo pagese eksportuesit.

Përparësitë ndahen nga eksportuesi dhe importuesi: të dytë kanë garanci të pavarura se mallrat dhe paratë do të shkëmbehen sipas kushteve të kontratës së shitjes, për sa kohë që termet e Letërkredisë reflektojnë kontratën e shitjes. Megjithatë, eksportuesi ende ndodhet në njëfarë rreziku të mospagesës. Për shembull, nëse eksportuesi nuk është në gjendje të përmbushë termet dhe kushtet e L/K-së, nuk ka garanci se do të paguhet edhe nëse mallrat janë dërguar tashmë. Përveç kësaj, nëse banka emetuese gjen mospërputhje të cilat nuk janë gjetur paraprakisht nga eksportuesi apo nga banka paguese, gjithashtu nuk ka garanci të pagesës.

L/K-të e konfirmuara

Nëse eksportuesi ka shqetësime sa i përket besueshmërisë së bankës së importuesit, ai mund të kërkojë një L/K të konfirmuar. Kjo zakonisht nënkupton se banka lokale e eksportuesit “konfirmon” L/K-në  e bankës emetuese dhe pastaj i bën pagesën eksportuesit. Për L/K të konfirmuar zakonisht kërkohet një taksë shtesë bankare.

L/K-të Rrotulluese dhe Standby dhe Garancionet tjera

Për shkak të shpenzimeve për hapjen e një L/K-je për çdo transaksion tregtar ndërkombëtar, eksportuesit dhe importuesit që bëjnë biznes rregullisht mund të përdorin një garancion bankar apo të sigurimit që do të paguajë eksportuesin në rast se importuesi nuk e bën pagesën sipas kushteve të kontratës. Këto janë L/K-të Rrotulluese dhe Stanby. (një letërkredi rrotulluese zakonisht përdor të njëjtën L/K për të mbuluar dërgesa të shumëfishta gjatë një periudhe kohore; një L/K standby është e disponueshme kur biznesi procedon në bazë të një llogarie të hapur por nëse pagesa nuk bëhet brenda periudhës kohore të specifikuar në kontratë ,eksportuesi mund të tërheqë pagesën nga L/K-ja standby. Këto dhe garancionet e ngjashme përdoren shpesh në transaksionet tregtare ndërkombëtare në Kosovë dhe bankat lokale dhe kompanitë e sigurimit ofrojnë versione të ndryshme të tyre.