Detyrimet, TVSH-ja dhe Akciza

Norma e detyrimeve doganore të importit është zero për mallra që kanë origjinën në territorin e një vendi që është palë e Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA).

Shumica e normave të detyrimeve të importit për mallrat që vijnë jashtë CEFTA-s janë 10% ad valorem (10% të çmimit të paguar ose të pagueshëm për mallrat e importuara); megjithatë, disa mallra të importuara janë të liruara nga pagesa e detyrimeve të importit prej 10%. TARIK-u ofron informata të detajuara mbi normat e detyrimeve të importit, normat e TVSH-së, normat e akcizës (nëse ka), si dhe çdo certifikate apo licence të nevojshme që kanë të bëjnë me të gjitha mallrat e importuara.

Këtu është vegëza elektronike për TARIK-un: http://dogana.rksgov.net/Uploads/Documents/tarik/indexalb.htm

 

TVSH

Pothuajse të gjitha importet janë subjekt i TVSH-së prej 16% mbi vlerën e doganimit të mallrave të importuara. Megjithatë, disa mallra janë të liruara nga TVSH-ja, qoftë nëse importohen në Kosovë, ose prodhohen në Kosovë. TARIK tregon nëse TVSH-ja nuk mblidhet për importimin e mallrave specifike.

Akciza

[Nenet 234-249 të Kodit Doganor sigurojnë autoritetin për vjeljen e akcizës për produkte të caktuara.]

Akciza mblidhet për mallra luksoze të caktuara dhe disa produkte të tjera. Kliko në këtë vegëz për të parë produktet që i nënshtrohen akcizës.

Mallrat e liruara nga detyrimet dhe/ose TVSH-ja

Disa mallra janë të liruara nga detyrimet doganore dhe/ose TVSH-ja.

Produktet bukqësore të liruara nga TVSH-ja

  • Gjedhet e gjalla, të racës së pastër për riprodhim
  • Derra të gjallë, të racës së pastër për riprodhim
  • Dele te gjalla, të racës së pastër për riprodhim
  • Dhi të gjalla, të racës së pastër për riprodhim
  • Shpezët e gjalla: Pula, Rosa, Pata, Gjela deti dhe Pula Afrikane, të cilat nuk peshojnë me tepër se 185 gr
  • Drunj dhe bimë të tjera të gjalla: Qepujka, Rrënjë dhe të ngjashme
  • Patate të freskëta, farë
  • Qepët për mbjellje (fidane)
  • Grurë i fortë për mbjellje
  • Grurë i zakonshme dhe fara meslini
  • Thekër, farë
  • Elb, farë
  • Tërshërë, farë
  • Misër, farë
  • Kokrra soje, për mbjellje
  • Fara luledielli, për mbjellje
  • Farëra, kokrra, dhe spore, që përdoren për mbjellje
  • Mbetjet dhe mbeturinat nga industria ushqimore
  • Produktet e ndryshme për ushqimin e kafshëve (Koncentrate), (me përjashtim të ushqimit për qen dhe mace, të parapara për shitje me pakicë)
  • Plehrat
  • Fungicidet
  • Herbicidet, produkte kundër mbirjes dhe rregullatorë për rritjen e bimëve
  • Rodenticidet
  • Tharësa, për produkte bujqësore
  • Pajisje mekanike (dore ose jo) për projektim, për shpërndarje apo spërkatje të tretësirave ose pluhurave, bujqësore ose hortikulturore
  • Elevatorët dhe konvejerët pneumatik të destinuar veçanërisht për përdorim në bujqësi
  • Makineri ngarkuese të destinuar veçanërisht për përdorim në bujqësi
  • Makineri bujqësore, kopshtare, pylltare për përgatitje të dheut apo për kultivim; kositje të lëndinave apo terreneve sportive
  • Makineri për korrjeshirje, përfshirë presuesit e sanës
  • Kositëse të barit ose sanës (përveç makinave kositëse për lëndina, parqe ose terrene sportive)
  • Makina pastruese sortuese apo klasifikueset vezëve, të pemëve apo prodhimeve tjera bujqësore
  • Makina të tjera bujqësore, hortikulturore,pyjore, për mbajtjen e shpezëve apo të bletëve,duke përfshirë edhe mbirjen e bimëve të pajisura me aparate mekanike apo termale
  • Traktorët që kontrollohen me këmbë
  • Traktor bujqësor dhe traktor për pyje (duke përjashtuar traktorët që kontrollohen me këmbë).

Siç u përmend më lart, TARIK-u përcakton numrat e klasifikimit dhe normat përkatëse të detyrimeve doganore, TVSH-së dhe akcizës që janë të pagueshme për mallrat e importuara, si dhe çdo autorizim apo aprovim tjetër që kërkohet për import të çdo lloji të mallit.

Lista e Inputeve dhe Pajisjeve Bujqësore të Liruara nga Tarifa Doganore dhe TVSH-ja

Mallrat e importuara për veprimtari të caktuara afariste janë gjithashtu të liruara nga TVSH, si më poshtë:

  • Shëndetësia dhe shërbimet mjekësore
  • Farmaceutike
  • Arsimi dhe shërbimet arsimore
  • Librat që lidhen me arsimin
  • Mediet, përfshirë revistat, gazetat dhe botimet periodike,
  • Shërbimet e transportit ndërkombëtar; dhe
  • Të gjitha produktet dhe shërbimet që eksportohen nga Kosova.

Ka edhe lirime tjera nga TVSH-ja, si më poshtë:

  • Lirimet me "Interes publik" (Neni 27 i Ligjit për TVSH).  Shërbimet mjekësore dhe shëndetësore, mirëqenia dhe shërbimet e sigurimit social, shërbimet arsimore, shërbimet mediatike, shërbimet e organizatave religjioze dhe materiale të shtypura të caktuara.
  • Lirime të veprimtarive tjera (Neni 28).  Shërbime financiare, kumari, dhe shitja/qiradhënia e akomodimit për banim.  Gjersa edhe sigurimi përmendet në këtë nen, lirimi për sigurime nuk vlen para datës 1 janar 2015.
  • Lirimet në importim (Neni 29).  Kryesoret janë importet e projekteve të donatorëve dhe artikuj bujqësor të përzgjedhur (siç u paraqitën më lartë). Ju lutem vini re që këto lirime aktualisht do të skadojnë më 31 dhjetor 2012.
  • Lirimet tjera lidhur me importimin (Neni 30). Barnat, mallrat e importuara si pjesë e bagazheve personale, mallra të sjellura nga persona që kanë jetuar jashtë Kosovës për më shumë se 12 muaj dhe mallrat e trashëguara nga banorët e Kosovës nga një i afërm i ndjerë jashtë Kosovës (më përjashtim të produkteve të duhanit dhe alkoolit).
  • Lirimet në eksportim (Neni 31).  Këtu përfshihen eksportet e përgjithshme si dhe mallrat e eksportuara me bagazh personal.
  • Lirimet e lidhura me transportin ndërkombëtar (Neni 32).
  • Lirimet në lidhje me transaksionet e caktuara që trajtohen si eksporte (Neni 33). Kryesoret janë furnizimet e mallrave apo shërbimeve nën aranzhim diplomatik apo konsullor, për NATO-n/KFOR-in dhe për organizatat ndërkombëtare dhe ndërqeveritare, ujitja e tokave bujqësore dhe furnizimet me artikuj bujqësor (të listuara si më sipër) në periudhën kohore deri më 31 dhjetor 2012.
  • Lirimet për furnizimin e shërbimeve nga ndërmjetësuesit (Neni 34).
  • Depot doganore dhe aranzhimet e ngjashme (Neni 35).

Furnizuesit e mallrave dhe shërbimeve të liruara të mbuluara nga nenet 31-34 më sipër, mund të kërkojnë zbritje të TVSH-së për blerjet/importet e tyre të lidhura me këto furnizime të liruara (që do të thotë, për shembull, se eksportuesit e mëdhenj do të kenë të drejtë për kthim të TVSH-së), ndërsa furnizuesit e mallrave dhe shërbimeve të liruara të mbuluara nga nenet 27-30 më sipër, nuk mund të kërkojnë zbritje të TVSH-së për blerjet/importet e tyre në lidhje me ato furnizime të liruara (që do të thotë në shumë raste është e domosdoshme një ndarje e shumës së TVSH-së së zbritshme që mund të kërkohet).