Dokumentet e kërkuara për importe

 

Normalisht kërkohen tri (3) dokumente për transaksione importi:

  • Deklarata doganore e mallrave,
  • Fatura komerciale, dhe
  • Certifikata e origjinës (për tarifën preferenciale të CEFTA-s dhe kërkesat tjera)

 

Faturat komerciale

Informacioni i dhënë në këtë seksion zbatohet për faturat komerciale që janë përgatitur në lidhje me transaksionet e importit dhe transaksionet e eksportit. Informacion më të mirë mbi faturat e  importit ose eksportit do të lehtësojë lirimet më të shpejta

Udhëzime të hollësishme për importuesit, eksportuesit dhe shpediterët

Është përgjegjësi e tregtarëve ose përfaqësuesve të tyre për të përgatitur deklarata doganore të mallrave (DDM) të plota dhe të sakta për zhdoganimin e të gjitha dërgesave, qoftë për import, eksport, transit, magazinimin ose procedura tjera doganore.

 

Një nga kërkesat për dorëzimin e një deklarate të pranueshme është përfshirja e një kopje të faturës komerciale dhe certifikatës së origjinës, përveç lejes së kërkuar, licencës ose certifikatave që i përkasin mallrave.

Fatura tregtare duhet të japë një përshkrim të saktë dhe të plotë të mallrave dhe të ofrojë informata të caktuara themelore që kanë të bëjnë me këto mallra. Fatura duhet të japë çmimin e vërtetë dhe të plotë të paguar ose që duhet paguar për secilin lloj të mallit të listuar në faturë.

Dështimi për të siguruar faturat e duhura komerciale, të cilat përshkruajnë në mënyrë adekuate mallrat, kur deponohet një deklaratë doganore, mund të rezultojë në refuzim të menjëhershëm. Në çdo rast, procedimi dhe aprovimi i një deklarate pa faturën e duhur, mund ti nënshtrohet vonesave derisa doganierët përpiqen për të tejkaluar mungesën e informacionit në lidhje me klasifikimin e saktë të mallrave, përcaktimin e vlerës së saktë të mallrave, duke përcaktuar vendin e origjinës dhe vlerësimit të saktë të shumave të detyrimeve dhe tatimit. Për këtë arsye, informacioni joadekuat ose jo i plotë në faturë mund të çojë në tejkalim të pagesave të detyrimeve të importit, TVSH-së dhe akcizës nëse aplikohet.

Që Dogana të ofrojë shërbim të mirë në zhdoganimin e mallrave të importuara apo të eksportuara, është esenciale që çdo deklarues të sigurohet që faturat e dorëzuara me DDM-në të përshkruajnë saktësisht mallrat e mbuluara në transaksion. Përshkrimi i faturës duhet të jetë i detajuar mjaftueshëm që një zyrtar doganor të jetë në gjendje klasifikojë mallrat saktë në përputhje me nomenklaturën e Tarifës Doganore të Sistemit të Harmonizuar. Nëse informatat në faturë dhe përshkrimi i mallit nuk janë dhënë në detaje të mjaftueshme, procedimi i deklaratës doganore mund të vonohet, që natyrisht rezulton me kohë dhe kosto shtesë për të bërë biznes.

Shumica e vendeve në botë kanë miratuar dhe janë duke zbatuar Përshkrimin e Harmonizuar të Mallrave gjashtë shifror dhe Sistemin e Kodimit ( "SK") për tregtinë ndërkombëtare; Kosova përdor SK-në për klasifikimin e mallrave në bazë të Ligjit për Tarifa Doganore. Prandaj, në rast të importit në Kosovë është shumë e mundshme që furnizuesi i huaj (eksportuesi) ka njohuri të mirë për procesin e kodimit SK.  Rrjedhimisht, do të jetë shumë e dobishme për importuesit të kërkojnë nga furnizuesit e tyre të huaj që të përfshijnë, së bashku me përshkrimin e saktë të mallrave edhe numrin e saktë gjashtë shifror të nëntitullit (sipas SK-së) në faturën komerciale; ky numër gjashtë-shifror përdoret në të gjithë botën për mallrat në fjalë. Ky proces mund të marrë ca kohë për importuesit në Kosovë për t’u organizuar paraprakisht me furnizuesit e huaj dhe transportuesit, por përpjekja e nevojshme për të siguruar këtë informacion në fatura ka të ngjarë të rezultojë në shërbim më të mirë nga Dogana në Kosovë, vlerësime të sakta të pagesave të detyrimeve dhe tatimeve, kohë më të shpejtë të lirimit dhe të dhëna më të sakta të tregtare, ashtu siç kërkohet nga Ministria e Financave dhe Zhvillimit Ekonomik.

Së fundi, fatura duhet të jetë mjaft e lexueshme për të lejuar zyrtarët e doganave të kryejnë procedimin e tyre dhe funksionet e verifikimit. (Kjo nuk është problem me faturat e dorëzuara elektronikisht.) Numrat e faturave duhet të jenë të shtypur pashlyeshëm në faturë. Mallrat e klasifikuara nën të njëjtin klasifikim tarifor SK mund të grupohen së bashku në një linjë të artikujve të DDM-së; vlera e faturës për çdo linjë të artikujve duhet të shënohet në fushën "22" në formularin e deklaratës doganore. Faturat e shkruara me dorë apo të gjeneruara nga kompjuteri janë të pranueshme, me kusht që ato përfshijnë minimumin e informacionit të kërkuar.

Informacionet minimale të kërkuara në një fature komerciale përfshijnë:

  1. Emrin e shitësit (furnizuesi, transportuesi) në vendin e huaj.
  2. Emrin e eksportuesit, nëse është i ndryshëm nga shitësi.
  3. Emri i marrësit në Kosovë.
  4. Emri i blerësit, nëse është i ndryshëm nga marrësi.
  5. Numri i urdhrit të blerjes, nëse është i aplikueshëm.
  6. Data e dërgimit direkt në Kosovë.
  7. Vendi transit i dërgimit, nëse është i aplikueshëm.
  8. Vendi i origjinës (ku mallrat janë rritur, prodhuar ose fabrikuar; nëse dërgesa përfshin mallra të origjinës së ndryshme, origjina duhet të jepet me një përshkrim narrativ për secilin lloj të mallit në dërgesë, siç  tregohet në pikën 14 më poshtë).
  9. Transportimi – trego mënyrën e transportit dhe vendin e dërgesës së drejtpërdrejtë në Kosovë.
  10. Kushtet e shitjes.
  11. Kushtet e pagesës (për shembull “shitja”, “dërgesa”, “qiraja”, “kredia” dhe Net 30 Ditë, etj.).
  12. Valuta e marrëveshjes.
  13. Numri i paketimeve.
  14. Përshkrimi i mallrave (përfshirë llojin e paketimeve, markat dhe numrat, karakteristikat, klasa, cilësia, numri gjashtë shifror SK) *.
  15. Sasia dhe njësia e matjes.
  16. Pesha totale (Neto dhe Bruto).
  17. Vlerat e njësisë.
  18. Fatura gjithsej (FOB – në valutën e marrëveshjes).
  19. Deklarata e çmimit (në rastet kur honoraret ose pagesat tjera ose procedimet për pasuese për këto mallra paguhen ose janë të pagueshme nga blerësi në Kosovë).

* Është thelbësore që përshkrimi i kërkuar nën numrin 14  mësipër ë jepet në detaje të mjaftueshme dhe të përfshijë si në vijim (si të zbatueshme për llojin e mallit): prodhuesin ose emri i brendit, numrat e modelit, datën e fabrikimit,, kapacitetin,  madhësinë, përbërjen e materialit, përshkrimin e aksesorëve të përfshirë, etj.

Për automjetet e importuara, përveç modelit dhe llojit të automjeteve, si dhe viti, fatura duhet të përfshijë numrin e shasisë dhe numrin serik të motorit.

Këtu janë disa shembuj të përshkrimeve të pranueshme të faturave (përveç kërkesave për informata tjera të listuara më sipër):

  • "këpucë të grave me pjesën e poshtme prej lëkure, me të sipërme lëkure, numri SK 6403,59"
  • "këpucë sportive për burra, me të sipërme lëkure, me pjesën e poshtme prej gome, numri SK 6403,19"
  • "këpucë vajzash ', të sipërme lëkure, të sipërme lëkure,  me pjesën e poshtme prej lëkure, numri SK 6403,59
  • "kompjuterë personal pentium, numrin e modelit 1234, 750 MHz, RAM 32, 3.2 hard disk, dhe    20 cm.