Eksportimi i mallrave

Eksportimi i mallrave është përgjithësisht “imazhi në pasqyrë” i importimit të mallrave. Si shembull, le të supozojmë se doni të eksportoni shufra të metaleve të përziera një klienti të ri në Kinë. (Metalet dhe mbeturinat e metaleve janë aktualisht mallrat kryesore që eksportohen nga Kosova). Klientët për metale speciale siç është metali i përzier janë të kufizuar dhe kryesisht do të jenë ose mulli i çeliktë që ka nevojë për metale të përziera për të prodhuar një produkt special të çeliktë ose një kompani e tregtimit të metaleve që vepron si ndërmjetësuese. Shufrat e metalit të përzier janë “mall” që do të thotë se çmimi është lehtësisht i verifikueshëm në tregjet botërore.

Sidoqoftë, klienti mund sipas rastit të paguajë një çmim premi për shkak të konsideratave të veçanta siç janë koha më e mirë e dërgimit, mbrojtja ndaj ngritja e çmimit në treg në të ardhmen, specifikacionet e pazakonshme, financimi i shitësit, etj.

planing planing planing planing planing Image Map