Faturat e të hyrave

Pas pagesës së të gjitha të hyrave borxh, Dogana e Kosovës do t’i lëshojë një faturë personit në fjalë që dëshmon pagesën e borxheve të detyrimeve dhe tatimeve.

Fatura do të përshijë së paku informatat në vijim:

  • Një përshkrim të mallrave i cili është mjaftueshëm preciz për të mundësuar identifikimin e tyre; kjo mund të përfshijë edhe titullin tarifor;
  • Vlera e faturës dhe/ose cilësia e mallrave, sipas nevojës;
  • Një ndarje të tarifave të mbledhura;
  • Datën kur është bërë;
  • Emrin e autoritetit që e ka lëshuar atë (normalisht, Dogana e Kosovës).

Një mostër e faturës së të hyrave ofrohet në Aneksin 25 të “Udhëzimit Administrativ nr. 11/2009 që përcakton dispozitat për zbatimin e Kodit Doganor”.

Faturat komerciale

Informacioni i dhënë në këtë pjesë vlen për faturat tregtare që janë të përgatitur në lidhje me transaksionet e importit dhe eksportit. Informatat më të mira për faturat e importit ose eksportit do të bëjnë më të lehtë zhdoganimin e shpejtë të ngarkesave në vendin e destinacionit.

Sa më të mira të jenë informatat e dhëna në faturat komerciale, aq më shpejtë oficerët doganor do të jenë në gjendje të verifikojnë të dhënat e deklaruara dhe aq më shpejt do të zhdoganohen dhe lirohen dërgesat.