Fjalor i Terminologjisë Tregtare dhe Doganore

Flajori tregtar përmban terminologjinë që zakonisht përdoret në tregtinë ndërkombëtare, duke siguruar parashikueshmeri në përdorim, dhe krijimin e qartësisë shtesë për ata që angazhohen në transakcionet tregtare."

EXW (Ex Works)

Do të thotë që shitësi përmbush obligimin e tij për t’ia dorëzuar mallrat, kur ti ketë në dispozicion në këto lokale (punë, fabrikë, depo etj), blerësit. Në veçanti ai nuk është përgjegjës për ngarkimin e mallërave në automjetin e siguruar nga blerësi apo për zhdoganim të mallërave për eksport, përveç nëse është rënë në pajtim ndryshe. Blerësi bart të gjitha shpenzimet dhe rreziqet e përfshira në marrjen e mallërave nga lokalet e shitësit dhe dërgimin e tyre në destinacionin e dëshiruar. Ky term pra paraqet obligim minimal për shitësin.

Ky term nuk duhet të përdoret kur blerësi nuk mund ti kryej direkt apo indirekt formalitetet e eksportit. Në raste të tilla duhet të përdoret termi FCA (transportuesi i lirë, emri i vendit të dorëzimit).

FALSIFIKIM

Zakonisht i referohet mallit të shënuar me markë fabrike false apo jo –origjinale që është e padallueshme nga marka e regjistruar.

FAS FREE – DËRGUAR PËRBRI ANIJES (…limani i emëruar i dërgesës)

Në Dërguar Përbri Anijes, shitësi/eksportuesi/prodhuesi zhdoganon mallrat për eksport dhe vendos ato përbri lundrës në limanin e emëruar të dërgesës.

Palët e përfshira në transaksion, megjithatë, mund të përcaktojnë në kontratën e shitjes që blerësi, në vend të shitësit të zhdoganojë mallërat për eksport. Termi standard FAS, megjithatë, kërkon që shitësi të zhdoganojë mallërat për eksport.

FAS termi përdoret vetëm për rrugët detare dhe të ujërat tokësore.

FATURA

Listë e mallërave të veçanta të dërguara me përshkrimin e tyre dhe vlerën apo çmimet e listuara së bashku me pagesat e lidhura me të. Është regjistrim i transakcionit ndërmjet blerësit dhe shitësit.

FATURA E NGARKESËS

Një dokument që ofron kushtet  e kontratës ndërmjet dërguesit të mallit dhe kompanisë transportuese për lëvizjen e mallrave ndërmjet pikave të caktuara për një pagesë të specifikuar.

FATURA E PRANIMIT NË POSTË

Dëftesë e nënshkruar nga autoritetet postare për dorëzimin e ngarkesës.

FATURA KOMERCIALE

Faturë e nënshkruar nga shitësi ose bartësi apo agjenti i tij, që është e pranueshme për doganat nëse është e përgatitur në përputhje me rregullat doganore dhe në mënyrë të zakonshme për transakcione komerciale që përfshijnë mallrat e llojit që mbulohen me faturë.

FATURA PRO-FORMA

Në rastet kur fatura komerciale nuk është e nevojshme apo është mënjanuar, importuesi mund të paraqesë një faturë pro-forma. Nuk ka formular doganor për faturën pro-forma. Ajo mund të jetë e shkruar me dorë në letër të thjeshtë.

Fatura pro-forma është një dokument komercial i cili është lëshuar nga shitësi me kërkesën e blerësit para faturës komerciale e cila tregon listën e çmimeve dhe pasohet zakonisht nga një kërkesë për blerje nga blerësi. Ajo gjithashtu mund të kërkohet nga bankat kur kanë të bëjnë me letrat e kreditit.

FATURA RRUGORE

Dokument transporti që përdoret për të kontrolluar transportin e mallit përmes kamionave. Përmban të njëjtat informata si fatura e ngarkesës së brendshme, me taksat e transportit dhe pagesat e tjera, dhe itinerarin.

FATURË E PORTËS

Faturë që jepet për dërgesën e pranuar apo dorëzuar në mol të anijes. Kur dërgimi i një dërgese të huaj është kompletuar, fatura e portes i lëshohet drejtuesit të lundrës apo agjentit të tij dhe shërben si bazë e pergatitjes së Faturës Oqeanike të Ngarkesës.