Fjalor i Terminologjisë Tregtare dhe Doganore

Flajori tregtar përmban terminologjinë që zakonisht përdoret në tregtinë ndërkombëtare, duke siguruar parashikueshmeri në përdorim, dhe krijimin e qartësisë shtesë për ata që angazhohen në transakcionet tregtare."

AUTOMJET

Do të thotë makinë mobile e projektuar dhe përdorur për transportim të pasagjerëve dhe ngarkesave. Automjetet mund të pëfshijnë çdo fluturake, tren, veturë, furgon, kamion, qerre ose ndonjë lloj tjetër i mjeteve bartëse qfarëdolloji qoftë dhe përfshin pajisjet, orenditë dhe aparaturën e tyre.

AUTORIZIM I PËRFAQËSIMIT (për Dogana)

I jepet një punonjësi, agjencie doganore, përfaqësuesi, partneri apo zyrtari korporate për të kryer punë në doganë në emër të importuesit apo eksportuesit.

BAGAZHI

Gjëra personale të importuara, në lidhje me arritjen e personit dhe zakonisht  me qëllim të përdorimit personal.

BAGAZHI SHOQËRUES

Bagazhi që arrin me bartësin e njëjtë si edhe pronari.

BANOR I KTHYER

Personi që kthehet nga diaspora, i cili më parë ka banuar në vend dhe që nuk e ka braktisur selinë e tij në Kosovë.

BANORËT E ZONËS KUFITARE

Personat e vendosur apo banorët në zone kufitare.

BARRIERAT TEKNIKE PËR TREGTI

Barrierat teknike për tregti janë barriera jotarifore që  mund të rezultojnë nga përgatitja, miratimi dhe zbatimi i rregulloreve të ndryshme teknike dhe procedurave të vlerësimit të konformitetit ose restrikcione tjera të ngjashme.

BARTËSI

Personi që transporton ose është përgjegjës për operimin e mjeteve të transportit.

BARTËSI I SË DREJTËS

Do të thotë personi që ka të drejtën të shfrytëzojë një objekt të pronës intelektuale  në përputhje me legjislacionin e Republikës së Kosovës.

BILANCI I PAGESAVE BAZË

Të dhëna tregtare që janë konform me metodat e të ardhurave kombëtare të kontabilitetit (vlera e tregtisë në mallra dhe shërbime midis banorëve dhe jo-banorëve ndonjëherë pa kalimin e kufijve), shifrat për mallrat tregtare që janë nxjerrë dhe rregulluar nga të dhënave doganore  (vlera e mallërave të tregtisë për kalimin e kufijve).