Fjalor i Terminologjisë Tregtare dhe Doganore

Flajori tregtar përmban terminologjinë që zakonisht përdoret në tregtinë ndërkombëtare, duke siguruar parashikueshmeri në përdorim, dhe krijimin e qartësisë shtesë për ata që angazhohen në transakcionet tregtare."

BORXHI DOGANOR

Nënkupton obligimin që ka një person për te paguar shumën e detyrimeve dhe tatimeve të importit (borxh doganor në importim) apo detyrimeve dhe tatimeve doganore të eksportit (borxh doganor në eksportim), që zbatohen për mallra të caktuara sipas dispozitave ligjore te Kosovës qe janë në fuqi.

CEFTA

Marrëveshja për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore, amendamentuar në vitin 2006.

ÇERTIFIKATA E ORIGJINËS

Dokument specifik që identifikon mallin, me të cilin autoriteti apo organi i autorizuar për ta lëshuar vërteton qartë se mallrat të cilave u referohet çertifikata kanë origjinën nga një vend specifik. Kjo certifikatë gjithashtu mund të përfshijë një deklaratë nga përpunuesi, prodhuesi, furnizuesi, eksportuesi ose personat tjerë kompetent.

CERTIFIKATA E PERCAKTIMIT RAJONAL

Vërtetim i hartuar në përputhje me rregullat e përcaktuara nga autoriteti apo organi  i miratuar, që vërteton se mallrat e përshkruara në të kualifikohen për titull specifik të rajonit të caktuar (p.sh. Shampanjë, Verë Port, Djath Parmezan).

ÇERTIFIKIMI

Bazuar në rezultatet nga laboratori apo organi i akredituar dhe specifikimet nga një standard dokumentar, certifikimi është operacioni që ka për qëllim të sigurojë konformitetin e produkteve, shërbimeve etj, përmes vlerësimit teknik të përbërë nga kombinimet e duhura të operacioneve të përcaktuara.

CERTIFIKIMI I PRODUKTEVE

Certifikimi i produktit mund të përbëhet nga testimi fillestar i një produkti kombinuar me vlerësimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë së furnizuesit. Kjo mund të përcillet me mbikqyrjen që merr parasysh sistemin e menaxhimit të cilësisë së furnizuesit dhe testimin e mostrave nga fabrika dhe/ose nga tregu i hapur. Skema të tjera të certifikimit të produktit përfshijnë testimin fillestar dhe testimin mbikqyrës, përderisa disa tjera varen në testimin e mostrave të produkteve – kjo njihet si testim i llojit.

CFR (KOSTO DHE PAGESA E TRANSPORTIT)

Kosto dhe pagesa e transportit do të thotë që shitësi duhet të paguajë koston dhe pagesën e transportit, të domosdoshme për t’i sjellë mallrat në portin e dëshiruar por rreziku i humbjes apo dëmtimit të mallërave si dhe çfarëdo kostoje shtesë për shkak të ngjarjeve që mund të ndodhin pasi që mallrat janë dorëzuar për ngarkim në lundër, bartet nga shitësi te blerësi kur mallrat i kalojnë binarët e lundrës në portin prej ku dërgohen. CFR kërkon që shitësi t’i përgatit mallrat për eksport. Ky term mund të përdoret vetëm për transport përmes detit dhe rrugëve tjera ujore.

CIF (KOSTO , SIGURIMI DHE PAGESA E TRANSPORTIT)

Kosto, sigurimi dhe pagesa e transportit do të thotë që shitësi ka të njëjtat obligime sikurse me CFR por i shtohet edhe ajo se ai duhet të prokurojë sigurimin e marinës ndaj rrezikut të blerësit për humbje apo dëmtim të mallit gjatë transportit. Shitësi e kontrakton sigurimin dhe paguan preminë.

Blerësi duhet ketë vëmendjen se sipas kushteve të CIF shitësit i kërkohet të bëjë sigurimin vetëm me mbulesë minimale. CIF i kërkon shitësit që t’i përgatisë mallrat për eksport. Ky term mund të përdoret vetëm për transport përmes detit dhe rrugëve tjera ujore.

ÇMIMI I TRANSFERIT

I referohet çmimeve apo sistemeve të çmim-vënies të përdorura në transaksione midis palëve.

ÇMIMI NETO

Çmimi pasi janë hequr të gjitha zbritjet, lirimet, rabatet etj.