Fjalor i Terminologjisë Tregtare dhe Doganore

Flajori tregtar përmban terminologjinë që zakonisht përdoret në tregtinë ndërkombëtare, duke siguruar parashikueshmeri në përdorim, dhe krijimin e qartësisë shtesë për ata që angazhohen në transakcionet tregtare."

ZYRA E NGARKIMIT

Zyrë doganore nën autoritetin e së cilës mirren masa të caktuara paraprake për të lehtësuar fillimin e operacionit të tranzitit doganor në një zyrë nisjeje.

ZYRA E RRUGËS

Zyrë doganore ku mallrat importohen apo eksportohen gjatë një operacioni tranzit doganor.

ZYRË DESTINACIONI DOGANORE

Zyra doganore ku përfundon operacioni i tranzitit doganor.

ZYRË DOGANORE

Njësi administrative doganore kompetente për kryerjen e formaliteteve doganore dhe hapësirat apo sipërfaqet tjera të miratuara për atë qëllim nga autoritetet kompetente.

ZYRË NISJE DOGANORE

Zyra doganore ku fillon operacioni i tranzitit doganor.