Fjalor i Terminologjisë Tregtare dhe Doganore

Flajori tregtar përmban terminologjinë që zakonisht përdoret në tregtinë ndërkombëtare, duke siguruar parashikueshmeri në përdorim, dhe krijimin e qartësisë shtesë për ata që angazhohen në transakcionet tregtare."

ÇMIMI REALISHT I PAGUAR APO PER PAGESE

Pagesa e plotë, e bërë qoftë direkt apo indirekt, apo që do të bëhet nga blerësi për mallin e importuar, për ose në dobi të shitësit.

CODEX ALIMENTARIUS

Ky është një koleksion i standardeve të pranuara ndërkombëtarisht, kodeve të praktikës, udhëzuesve dhe rekomandimeve tjera  lidhur me ushqimet, prodhimin e ushqimit dhe sigurinë e ushqimit. Ishte zhvilluar dhe mbahet nga Codex Alimentarius Commission, organ i cili është krijuar në fillim të Nëntorit 1961 nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara (OUB). Qëllimet kryesore të  Komisionit janë mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve dhe sigurimi i praktikave të drejta në tregtinë ndërkombëtare me ushqim.

CPT – TRANSPORTI I PAGUAR DERI ( vendi i emëruar i destinimit)

Në Transportin e Paguar deri te, shitësi/eksportuesi/prodhuesi kryen obligimet e mallërave për eksport, i dërgon ato te bartësi, dhe është përgjegjës për pagesën e transportit deri te vendi i emëruar i destinimit. Sidoqoftë, pasi që shitësi të ketë dërguar mallin te bartësi, blerësi bëhet përgjegjës për të gjitha shpenzimet shtesë.

Shitësi nuk është përgjegjës për prokurimin dhe pagimin e mbulimit të sigurimit.

Termi CPT mund të përdoret te të gjitha llojet e transportit duke përfshirë edhe atë multimodal.

DAF – DËRGUAR NË KUFI (vendi i emëruar)

Dërguar në Kufi, shitësi/eksportuesi/prodhuesi kryen obligimet e mallit për eksport dhe është përgjegjës për të bërë mallin të mundshëm për blerësin në vendin e emëruar në kufi, të pazbarkuar dhe jo të zhdoganuar për import.

Për termin DAF, emërimi i pikës të saktë, vendit dhe kohës së dispozicionit në kufi është shumë i rëndësishëm sepse blerësi duhet të aranzhojë zbarkimin dhe sigurimin e mallit në kohë.

Kufi do të thotë çdo kufi duke përfshirë edhe kufirin për eksport.

Termi DAF mund të përdoret për të gjitha llojet e ngarkesave, përderisa dërgesa e fundit e vendit të emëruar është në kufi tokësor.

Shitësi nuk është përgjegjës për prokurimin dhe pagimin e mbulimit të sigurimit.

DAMPING

 

Importimi i  mallit brenda vendit me çmim eksporti që është më i vogël se vlera normale në vendin ku prodhohen mallrat.

 

DATA E EKSPORTIMIT

Data kur një mall niset nga vendi. Nëse lundra me mall në bord niset prej dy apo më shumë porteve të vendit të eksportimit, data kur lundra largohet përfundimisht nga porti i fundit i vendit eksportues është data e eksportimit. Kur malli transportohet nga një vend i brendshëm permes porteve të një vendi tjetër atëherë data e eksportimit është data kur malli e kalon kufirin e vendit eksportues.

DATA E SKADIMIT (Dogana)

Data kur pagesa e detyrimeve dhe tatimeve skadon.

DDP – DËRGUAR ME ZHDOGANIM (…vendi i emëruar i destinimit)

Dërguar me Zhdoganim, shitësi/eksportuesi/prodhuesi kryen obligimet e mallit për eksport dhe është përgjegjës për të bërë mallin e mundëshëm për blerësin në vendin e emëruar të destinimit dhe zbarkimin prej mjetit transportues.

Shitësi, si rezultat, pranon të gjitha përgjegjësitë për dërgimin e mallërave në vendin e emëruar të destinimit, përfshirë të gjitha përgjegjësitë për zhdoganimin e importit, obligimet doganore dhe shpenzimet tjera të pagueshme për import.

Termi DDP mund të përdoret për cdo formë të transportit.

DDU – DËRGUAR PA ZHDOGANIM (…vendi i emëruar i destinimit)

Dërguar pa Zhdoganim, shitësi/eksportuesi/prodhuesi kryen obligimet e mallit për eksport dhe është përgjegjës për të vërë mallin në dispozicion të blerësit në vendin e emëruar të destinimit, jo të zhdoganuar për import.

Shitësi, si rezultat, pranon të gjitha përgjegjësitë për dërgimin e mallërave në vendin e destinimit, por blerësi merr të gjitha përgjegjësitë për zhdoganimin e importit, obligimet doganore, shpenzimet administrative dhe të gjitha shpenzime tjera të importit sikurse edhe transportin deri në pikën e fundit të destinimit.

Termi DDU mund të përdoret për çfardo forme të transportit.

Termi DDU përdoret kur vendi i destinimit (pika e dorëzimit) nuk është në port detar apo aeroport.

DEFTESË OBLIGIMI PËR TRANZIT

Dokument i Doganave shtetërore që siguron autoritetin që mallrat mund të barten në tranzit Doganor pa pagesë paraprake të detyrimeve të importit dhe tatimeve, që përgjithësisht përmban të gjitha të dhënat e domosdoshme për vlerësim, kur është e përshtatshme, të detyrimeve të importit dhe tatimeve, dhe një veprim, të mbuluar me siguri, për t’i paraqitur mallrat në Zyrën Doganore të Destinacionit me vulë Doganore të paprekur.