Fjalor i Terminologjisë Tregtare dhe Doganore

Flajori tregtar përmban terminologjinë që zakonisht përdoret në tregtinë ndërkombëtare, duke siguruar parashikueshmeri në përdorim, dhe krijimin e qartësisë shtesë për ata që angazhohen në transakcionet tregtare."

DEKLARARUESI

Cilido person fizik  apo juridik  që bën deklaratë doganore apo në emër të të cilit bëhet një deklaratë e tillë.

DEKLARATA DOGANORE E MALLERAVE

Deklaratë nga importuesi apo eksportuesi për të llogaritur mallrat e importuara apo eksportuara, e cila në cilindo rast, nëse kërkohet të jetë me shkrim bëhet në një formular deklarimi doganor, ku importuesi apo eksportuesi tregon procedurën e veçantë doganore që do të aplikohet dhe jep të dhënat që kërkohen për aplikim të kësaj procedure.

DEKLARATA E ARRITJES APO NISJES

Çfarëdo deklarate që kërkohet të bëhet apo ti paraqitet autoriteteve doganore, me rastin e arritjes apo nisjes së mjeteve të transportit ,nga personi përgjegjës për mjetet e transportit apo agjenti i tij dhe që përmban të dhënat e domosdoshme në lidhje me mënyrën e transportit dhe itinerarin, ngarkesën, depot, ekuipazhin apo udhëtarët.

DEKLARATA E EKSPORTIT

Paraqitja formale që i bëhet Doganës  në portin e daljes në deklaratën doganore të mallërave me të dhënat e plota për mallrat që eksportohen.

DEKLARATA E MALLERAVE NË DOGANË apo DEKLARATA DOGANORE

Çdo deklaratë apo veprim i çfarëdo forme i përshkruar apo pranuar nga Doganat që jep informata apo të dhënat e kërkuara nga Doganat.

DEKLARATA E NGARKESËS

Term i përgjithshëm, ndonjëherë i referuar si deklaratë mallrash, i aplikuar në dokumentet që ofrojnë të dhëna mbi veçoritë e ngarkesave (mallërave) që barten nga mjetet komerciale të transportit.

DEKLARATA E ORIGJINËS

Deklaratë e duhur për origjinën e mallërave, në lidhje me eksportimin e tyre, e bërë nga prodhuesi, kultivuesi, furnizuesi, eksportuesi apo personi tjetër kompetent, në faturën komerciale apo në ndonjë document tjetër që ka të bëjë me mallrat. Kjo mund të jetë certifikatë e origjinës.

DEKLARATA E PËRGJITHSHME E AEROPLANIT

Deklarata në pajtim me dispozitat e Aneksit 9 të Konventës për Aviacionin Civil Ndërkombëtar, Çikago 1944. Deklarata e përgjithshme është dokumenti themelor i arritjeve dhe nisjeve që përmban informata për vet aeroplanin dhe informata të përmbledhura në lidhje me itinerarin, ekuipazhin, pasagjerët dhe shëndetin.

DEKLARATA E PËRGJITHSHME E ANIJES

Deklarata (IMCO FAL Forma1) në përputhje me dispozitat e Aneksit të Konventës për Lehtësimin e Trafikut Detar, Londër  1965. Deklarata e përgjithshme është dokumenti bazë për mbërritjen dhe nisjen që siguron informata në lidhje me vetë anijen dhe informata përmbledhëse në lidhje me ngarkesat, ekuipazhin, udhëtarët apo lundrimin.

DEKLARATA E REZERVAVE

Dokument që ofron të dhëna sa i përket rezervave të bartura në bord të mjetit transportues, që do t’i prezentohet Doganave sipas kërkesës.