Fjalor i Terminologjisë Tregtare dhe Doganore

Flajori tregtar përmban terminologjinë që zakonisht përdoret në tregtinë ndërkombëtare, duke siguruar parashikueshmeri në përdorim, dhe krijimin e qartësisë shtesë për ata që angazhohen në transakcionet tregtare."

DEKLARATA E VËRTETUAR E ORIGJINËS

Deklaratë e origjinës e vërtetuar nga autoriteti apo organi i autorizuar për ta bërë këtë.

DEKLARATA NDËRKOMBËTARE DOGANORE FORMA TIF

Dokument që përdoret për mallrat dhe bagazhin gjatë tranzitit doganor përmes hekurudhës i paraqitur nga dy konventat ndërkombëtare për lehtësimin e kalimit të kufijve të nxjerrura në Gjenevë me 10 janar 1952:

(1) Për mallra që barten permes hekurudhës, dhe

(2) Për udhëtarë dhe bagazh që barten përmes  hekurudhave,

Përfshin një përshkrim të shkurtër të mallërave dhe bagazhit si dhe ndërmarrjen e tyre nga hekurudhat në vendin e destinimit me vulë doganore të paprekur.

DEPO E BRENDSHME ZHDOGANIMI

Zyrë e brendshme doganore kombinuar me  objekt të perdoruesit te zakonshem që nuk është port, aeroport apo stacion rrugor apo hekurudhor, me apo pa status të autoritetit publik, i pajisur me instalime fikse dhe që ofron shërbime të trajtimit dhe magazinimit të përkohshëm të çfarëdo lloj malli (përfshirë konteinerët) që barten nën tranzit doganor me cilendo formë të aplikueshme të transportit, të vendosura nën kontroll doganor  dhe me Doganë apo agjencione tjera kompetente për të zhdoganuar mallrat për përdorim vendor, magazinim, hyrje të përkohshme, ri-eksportim, magazinim të përkohshëm apo transit që shkon tutje dhe eksport të drejtpërdrejtë.

DEPO E KONTEINERËVE

Do të thotë depo e konteinerëve për deponim të mallërave të importura në konteiner, në pritje të lirimit nga kontrolli doganor.

DEPO TRANZITI

Do të thotë, vend për deponimin e mallërave të importuara nën kontroll doganor, në pritje të raportimit të mallërave të tilla në zyrat doganore dhe zbatimit pasues të procedurave doganore.

DEPOZITI

Shumë parash e paguar përkohësisht (Frengjisht: ’’consignation’’), apo tituj pronësie, bono bartëse, etj, e dorëzuar si sigurim për pagesën e detyrimeve dhe tatimeve të tilla apo shumave dhe obligimeve tjera që mund të bëhen të detyrueshme.

DEQ – DËRGUAR FRANKO BREGU I DETIT (... limani i emeruar i destinimit)

Në Dërguar Franko Bregu i Detit, shitësi/eksportuesi/prodhuesi kryen obligimet e mallit për eksport dhe është përgjegjës për të bërë të mundshëm mallin blerësit në bregdet, te limani i destinimit, jo të zhdoganuar për import.

Blerësi, si rezultat, pranon të gjitha përgjegjësitë për zhdoganimin e importit, obligimet doganore dhe shpenzimet tjera të importit sikurse edhe transportin deri në pikën finale të destinimit.

DEQ termi përdoret  vetëm për ngargesat e mallërave të cilat arrijnë në portin e destinimit përmes detërave apo ujërave tokësorë.

DËRGESA

Mall i dërguar te shitësi me pakicë i cili pritet të paguaj pas shitjes.

DËRGESAT URGJENTE

Mallra që kërkojnë zhdoganim të shpejtë si çështje prioritare për shkak:

  • të natyrës së tyre,
  • se janë dërgesa humanitare
  • se plotësojnë nevoja urgjente plotësisht të arsyeshme

DES – DËRGUAR FRANKO ANIJE (…limani i emëruar i destinimit)

Në Dërguar Franko Anije, shitësi/eksportuesi/prodhuesi zhdoganon mallin për eksport dhe është përgjegjës që ta bëjë mallin të mundshëm për blerësin në bord të anijës në limanin e emëruar të destinimit, të pa-zhdoganuar për import.

Andaj, shitësi është përgjegjës për të gjitha shpenzimet e mallit deri në limanin e emëruar të destinimit, para shkarkimit.

Termi DES përdoret vetëm për mallrat që transportohen nga rrugët detare apo ujërave toksorë ose përmes formave multimodale të transportit, ku  dërgesa finale është kryer në anije tek limani i emëruar i desitinimit.