Fjalor i Terminologjisë Tregtare dhe Doganore

Flajori tregtar përmban terminologjinë që zakonisht përdoret në tregtinë ndërkombëtare, duke siguruar parashikueshmeri në përdorim, dhe krijimin e qartësisë shtesë për ata që angazhohen në transakcionet tregtare."

DESHMIA

Çfarëdo çështje apo fakt prej të cilit mund të nxirret një konkluzion në lidhje me një çështje apo fakt tjetër.

DESHMIA E DOKUMENTUAR E ORIGJINËS

Certifikate e origjinës, deklaratë e certifikuar e origjinës ose deklaratë e origjinës ose dokumente tjera me prirje për të provuar origjinën.

DETYRIMET DHE TATIMET (Dogana)

Detyrimet dhe tatimet e importit dhe/ose detyrimet dhe tatimet e eksportit.

DETYRIMET DHE TATIMET E EKSPORTIT (Dogana)

Detyrimet doganore dhe të gjitha detyrimet, tatimet, pagesat dhe ngarkesat tjera që mblidhen në lidhje me eksportimin e mallrave, por nuk përfshihen pagesat dhe shpenzimet që janë të kufizuara në sasi të përafërt me koston e shërbimeve të ofruara.

DETYRIMET DHE TATIMET E IMPORTIT DHE EKSPORTIT

Detyrimet doganore dhe të gjitha detyrimet, tatimet, pagesat dhe shpenzimet tjera që mblidhen në lidhje me importimin apo eksportimin e mallërave, por nuk përfshihen pagesat dhe shpenzimet që janë të kufizuara në sasi të përafërt me koston e shërbimeve të ofruara.

DETYRIMET DHE TATIMET SPECIFIKE

Detyrimet dhe tatimet të cilat janë llogaritur në bazë të sasisë apo njësive matëse.

DETYRIMET DOGANORE

Detyrimet e vendosura me tarifa doganore, të detyrueshme për mallrat që hyjnë apo që lëshojnë territorin e një vendi.

DETYRIMET E EKSPORTIT

Nënkupton të gjitha detyrimet doganore, duke përfshirë pagesat që kanë efekt të njëjtë me detyrimet doganore dhe taksat e pagueshme me rastin e eksportimit të mallërave nga Kosova, por duke përjashtuar çdo tarifë apo pagesë për transport apo licencë.

DETYRIMET E IMPORTIT

Nënkupton të gjitha detyrimet doganore, duke përfshirë pagesat të cilat kanë efekt të njëjtë me detyrimet doganore dhe taksat e pagueshme gjatë importimit të mallërave në Kosovë, duke përjashtuar çdo tarifë apo pagesë për transport apo licencë.

DETYRIMI

Pagesë ligjore caktuar nga Qeveria. Janë katër kategori të detyrimeve: Specifike, Ad Valorem, Kombinaur dhe Liruar nga detyrimet. Ad Valorem është kategori e bazuar në përqindjen e vlerës së tatueshme. Specifike është kategori e detyrimeve e bazuar në shumë të caktuar për çdo njësi të importuar. Kombinuar është kategori e kombinuar nga të dy kategoritë tjera Ad Valorem dhe Specifike. Liruar është kategori e detyrimeve edhe pse nuk ka mbledhje monetare.