Fjalor i Terminologjisë Tregtare dhe Doganore

Flajori tregtar përmban terminologjinë që zakonisht përdoret në tregtinë ndërkombëtare, duke siguruar parashikueshmeri në përdorim, dhe krijimin e qartësisë shtesë për ata që angazhohen në transakcionet tregtare."

DETYRIMI ANTI-DAMPING

Detyrim i vlerësuar në mallrat e shitura më pak se vlera normale. Detyrimi i vlerësuar është ndryshimi në mes të çmimit të shitjes së mallit (“çmimi i eksportit”) në Kosovë dhe çmimit me të cilin mallrat shiten në vend (“vlera normale”).

DETYRIMI KUNDËRVEPRUES

Detyrim shtesë, i barabartë me shumën e dhuratave, subvencioneve apo granteve, të paguara apo dhuruara nga një qeveri e huaj për cilindo artikull apo mall të importuar në vend nga vendet e huaja.

DHURATA

Artikull që jepet vullnetarisht nga një person personit tjetër pa kompenzim apo premtim për kompenzim.

DISTRIBUTORI

Agjent i huaj që shet drejtpërdrejt për përpunuesin dhe mban inventar.

DOGANAT

Shërbim qeveritar përgjegjës për administrimin e ligjeve doganore dhe për mbledhjen e detyrimeve dhe tatimeve të importit dhe eksportit dhe që gjithashtu ka përgjegjësi për zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve tjera të lidhura, inter alia, me importimin, tranzitin dhe eksportimin e mallrave dhe zbatimin e ligjit në kufi.

DOKUMENT

Cdo medium i dizajnuar për të mbajtur dhe që faktikisht regjistron të dhëna dhe informata tjera; duke përfshirë letrën shiritat magnetikë, disqet, mikrofilmat etj.

DREJTOR GJENERAL

Zyrtari doganor që është udhëheqësi i Shërbimit Doganor të Republikës të Kosovës.

DYQANET DETARE

Sendet e bartura në bord të lundrave apo fluturakeve siç janë dispozitat dhe suveniret e mbyllura, barnat, kozmetika, duhani, pijet alkoolike, etj.

DYQANET E ANIJES

Sendet që barten në bord të lundrës apo fluturakes për të cilat nuk paguhen detyrime dhe tatime në asnjë vend.

DYQANET PA DOGANË

Dyqan nën kontroll doganor, zakonisht ndodhen në porte detare dhe aeroporte, ku një udhëtar që del jashtë vendit apo vjen në vend mund të marrë mallrat e liruara nga detyrimet dhe tatimet doganore.