Fjalor i Terminologjisë Tregtare dhe Doganore

Flajori tregtar përmban terminologjinë që zakonisht përdoret në tregtinë ndërkombëtare, duke siguruar parashikueshmeri në përdorim, dhe krijimin e qartësisë shtesë për ata që angazhohen në transakcionet tregtare."

E DREJTA AUTORIALE

E drejta ekskluzive për të riprodhuar, publikuar apo shitur lëndë apo formë të punës letrare, muzikore apo artistike.

EFEKTET E EKUIPAZHIT

Sendet e përdorimit të përditshëm dhe artikujt tjerë që i takojnë ekuipazhit që barten në bord dhe mjete të transportit dhe të cilat mund të kërkohet që të deklarohen në doganë.

EKSPORT

Në lidhje me mallrat, do të thotë zhvendosja nga  Kosova ose ndonjë vend tjetër.

EKSPORTIM I DREJTPËRDREJT

Shitja nga eksportuesi drjtpërdrejt te blerësi në vend të jashtëm.

EKSPORTIM I PËRKOHSHËM ME NJOFTIM PËR QËLLIM TE KTHIMIT

Eksportimi i mallërave të cilat nga deklaruesi specifikohen se janë me qëllim për t’u ri-importuar, në bazë të të cilit  mund të merren masa identifikimi nga Doganat për të lehtësuar ri-importimin në të njëjtën gjendje.

EKSPORTIM I PËRKOHSHËM PËR PËRPUNIM TË JASHTËM

Procedurë doganore nën të cilën mallrat që janë në qarkullim të lirë në një territor doganor mund të eksportohen përkohësisht për prodhim, përpunim apo riparim jashtë vendit dhe pastaj të ri-importohen me përjashtim të plotë ose të pjesëshëm nga detyrimet e importit dhe tatimet.

EKSPORTIM I PRERË

Procedurë doganore që zbatohet për mallrat të cilat, duke qenë në qarkullim të lirë, largohen nga territori Doganor dhe janë të destinuara të mbeten përgjithmonë jashtë tij, duke përjashtuar mallrat e eksportuara me procedurë të tërheqjes, nën procedurë të përpunimit apo me ri pagesën e detyrimeve dhe tatimeve të importit.

EKSPORTIMI

Akti i nxjerrjes së mallërave jashtë territorit doganor.

EKSPORTUESI

Cilido person i cili në kohën e eksportimit:

  • (a) Është pronar i mallërave që eksportohen
  • (b) Mban rrezikun për mallrat e eksportuara
  • (c) Përfaqëson apo vepron si të ishte ai eksportuesi apo pronari i çfardo malli të eksportuar
  • (d) Faktikisht merr ose tenton të merr mallrat nga Kosova;
  • (e) Është i interesuar si përfitues për cilindo mall të eksportuar.

EKUIPAZHI

Përfshinë çdo person përveç pilotit apo kapitenit në bord të anijes apo fluturakes.