Garancionet transitore

Qarkullimi i mallrave nga një zyrë doganore në një tjetër quhet transit. Transitet doganore lejojnë qarkullimin e mallrave brenda një territori doganor ose midis dy vendeve pa mbledhje e taksave dhe tatimeve që mund të aplikohen apo të imponohen kufizime të tjera derisa të jenë të përmbushura të gjitha kushtet sa i përket plumbave doganore, kufizimeve kohore dhe sigurisë.

Garancionet transitore shpesh nevojiten në lidhje me qarkullimin transitor. Për dërgesat e transitit ndërkombëtar në Evropë përdoret më së shpeshti garancioni karnet TIR. Karnet TIR nuk mund të përdoret aktualisht për dërgesat transit në kamionët e regjistruar në Kosovë, për shkak se Kosova nuk është nënshkruese e konventës TIR, porse janë në dispozicion për dërgesat transit ku përfshihen kamionë të regjistruar në të gjitha vendet e tjera të rajonit.

Karnet TIR është një dokument doganor transiti që përdoret për të dëshmuar ekzistencën e garancionit për taksat doganore dhe tatimet që shkaktohen në dërgesat transitore. Secili karnet TIR mund të përdoret vetëm për një dërgesë. Sistemi TIR, i cili bazohet në konventën TIR, mbështetet në 6 parime (1) siguria, automjete dhe kontejnerë të dizajnuar posaçërisht për këtë çështje; (2) një zinxhir ndërkombëtar të garancionit si për siguruesit lokal ashtu edhe për ata ndërkombëtarë; (3) dokumentin karnet TIR, i cili përdoret për kontrollin doganor; (4) njohjen reciproke të kontrolleve doganore nga vendet pjesëmarrëse; (5) qasje të kontrolluar në sistemin për operatorë të transportit; dhe (6) kontrolle elektronike që ofrojnë identifikim dhe menaxhim të rrezikut. Për më shumë informacione shihni: http://www.iru.org/en_iru_about_tir

Garancionet transitore në kosovë

 

Një garancion duhet ta mbulojë gjithë shumën e plotë të borxhit doganor i cili mund të ndodh, llogaritet në bazë të normës më të lartë të aplikueshme për mallrat e llojit të njëjtë në Kosovë.

Garancionet individuale në formën e depozitës me para të gatshme duhet të dorëzohen zakonisht në zyrën e nisjes. Depoziti do të kthehet kur procedura transitore të ketë përfunduar.

Garancioni individual i dorëzuar nga garantuesi duhet të përkojë me mostrën në aneksin 22 të “Udhëzimit administrativ nr. 11/2009 për implementimin e Kodit Doganor”.

Kur zyra e nisjes nuk është zyra e garancionit, kjo e fundit do ta mbajë një kopje të instrumentit me të cilin e ka pranuar veprimin e garantuesit. Personi përgjegjës për qarkullimin transitor do t’ia paraqes origjinalin zyrës së nisjes ku edhe do të mbetet.

Zyra e garancionit mund ta tërheq vendimin e vet për pranimin e veprimit të garantuesit nëse kushtet e përcaktuara në kohën e lëshimit nuk janë përmbushur. Po ashtu, garantuesi mund ta anulojë veprimin e vet në çfarëdo kohe. Tërheqja apo anulimi do të hyn në fuqi në ditën e gjashtëmbëdhjetë pas datës kur garantuesi ose zyra e garancionit është njoftuar.

Zyra e garancionit do ta njoftojë administratë doganore menjëherë për çfarëdo tërheqje apo anulimi dhe datën kur kjo hyn në fuqi. Administrata doganore do t’i njoftojnë të gjitha zyrat e tjera doganore të cilat mund të jenë të përfshira.

Për shkak të rrezikut më të madh të humbjes së të ardhurave, mallrat në vijim janë subjekt i kontrolleve të veçanta doganore (d.m.th. garancione më të mëdha) kur kemi të bëjmë me qarkullimin transitor.

Kushtet specifike të garancionit për këto mallra.

 

Garancioni gjithëpërfshirës dhe lirimi nga garancioni

Personi përgjegjës për qarkullimin transitor mund ta përdor një garancion gjithëpërfshirës, ose lirimin nga garancionit, deri në një shumë të specifikuar. Për aplikimin e garancionit gjithëpërfshirës bëhet llogaria e shumës së borxhit doganor, i cili mund të shkaktohet për secilin veprim transitor.

Shuma e specifikuar duhet të jetë e njëjtë me shumën e borxhit doganor, i cili mund të shkaktohet sa i përket mallrave që personi përgjegjës për qarkullimin transitor i vendos në kuadër të procedurës transitore gjatë një periudhe prej së paku një jave.

Zyra e garancionit do ta përcaktojë shumën në bashkëpunim me personat në fjalë në bazë të informacionit të mallrave të cilat janë bartur në të kaluarën dhe një vlerësimi të vëllimit të operacionit të paraparë transitor siç dëshmohet, mes tjerash, me anën e dokumentacionit përkatës komercial dhe librave të kontabilitetit. Në përcaktimin e shumës së specifikuar, duhet të merret norma më e lartë e detyrimeve dhe e tarifave të mallrave në këtë libër kontabiliteti.

Zyra e garancionit do ta rishikojë shumën e specifikuar në baza vjetore, veçanërisht në dritën e informacionit të marrë nga zyra ose zyrat e nisjes, dhe do ta korrigjojë këtë shumë sipas nevojës.

Personi përgjegjës për qarkullimin transitor do të sigurojë që detyrimet dhe tatimet e rrezikut në procedurën e transitit të mos e tejkalojnë shumën e specifikuar, duke i marrë parasysh operacionet apo veprimet për të cilat procedura ende nuk ka përfunduar.

Personi përgjegjës për qarkullimin transitor duhet ta informojë zyrën e garancionit kur shuma e specifikuar është nën nivelin e nevojshëm të mbulimit të operacioneve transitore.

Shuma që duhet të mbulohet nga garancioni gjithëpërfshirës mund të zvogëlohet deri në:

  • 50% të shumës së specifikuar kur personi përgjegjës për qarkullimin transitor dëshmon se gjendja e tij financiare është e mirë dhe se ka përvojë të mjaftueshme me procedurat transitore;
  • 30% e shumës së specifikuar kur personi përgjegjës për qarkullimin transitor dëshmon se gjendja e tij financiare është e mirë dhe se ka përvojë të mjaftueshme me procedurat transitore, dhe se bashkëpunon ngushtë me autoritetet doganore.

Mund të ketë lirim nga garancioni kur personi përgjegjës për qarkullimin transitor dëshmon se personi i përmbahet standardeve të besueshme të përshkruara në paragrafin (b) më lartë, dhe se i ka nën kontroll veprimtaritë transportuese dhe se ka mjete të mjaftueshme financiare për t’i përmbushur të gjitha obligimet. Për qëllim ë paragrafëve 2 dhe 3, Doganat e Kosovës nuk do t’i marrin parasysh kriteret e përcaktuara në aneksin 26 të Udhëzimit administrative nr. 11/2009 për implementimin kodit doganor”.

Për të qenë i autorizuar për ofrimin e garancionit gjithëpërfshirës sa i përket llojeve të mallrave të cilave i referohet aneksi 21 i “Udhëzimit administrative nr. 11/2009 për implementimin e kodit doganor”, personi përgjegjës për qarkullimin transitor duhet të dëshmojë, jo vetëm se i përmbushë kushtet e nenit 233, por edhe se ka gjendje të mirë financiare, se personi ka përvojë të mjaftueshme me procedurat transitore, dhe se ose bashkëpunon ngushtë me doganat ose e ka nën kontroll veprimtarinë e transportit.

Shuma që do të mbulohet nga garancioni gjithëpërfshirës të cilës i referohemi në paragraf mund të zvogëlohet në:

  • 50% të shumës së specifikuar kur personi përgjegjës për qarkullimin transitor dëshmon se bashkëpunon shumë ngushtë me Doganat dhe se e ka nën kontroll veprimtarinë e transportit;
  • 30% të shumës së specifikuar kur personi përgjegjës për qarkullimin transitor dëshmon se bashkëpunon shumë ngushtë me autoritetet doganore, i ka nën kontroll të gjitha veprimtaritë e transportit, dhe se ka mjete të mjaftueshme financiare për t’i përmbushur obligimet e tij.

Garancioni gjithëpërfshirës duhet të dorëzohet nga garantuesi. Do t’i nënshtrohet dokumentit garantues që përkon me mostrën në aneksin 8 të Udhëzimit administrative nr. 11/2009 për implementimin e kodit doganor”.

Në bazë të autorizimit, Doganat do t’ia lëshojnë personit përgjegjës për qarkullimin transitor një ose më shumë certifikata të garancionit gjithëpërfshirës ose certifikatën për lirim nga garancioni (më tutje ‘certifikatat’) të përpiluara sipas formës që përkon me mostrën në aneksin 29 ose aneksin 30 të Udhëzimit administrative nr. 11/2009 për implementimin e kodit doganor”, dhe të plotësuara në pajtim me aneksin 31, për t’i mundësuar personit përgjegjës për qarkullimin tranzitor që të ofrojë dëshmi të garancionit gjithëpërfshirës ose të lirimit nga garancioni.

Certifikata do t’i paraqitet zyrës së nisjes. Informacionet e certifikatës duhet të shënohen në deklaratën tranzitore.

Megjithatë kur të dhënat e garancionit shkëmbehen midis zyrës së garancionit dhe zyrës së nisjes përmes teknologjisë së informacionit dhe rrjeteve kompjuterike, atëherë nuk paraqitet ndonjë certifikatë në zyrën e nisjes.

Periudha e vlefshmërisë së certifikatës nuk duhet të tejkalojë mbi dy vjet. Kjo periudhë mund të zgjatet nga zyra e garancioneve edhe për një periudhë tjetër e cila nuk i tejkalon dy vjet.

Nga data në fuqi të tërheqjes së një autorizimi për shfrytëzimin e garancionit të përgjithshëm ose të lirimit nga garancioni nga autoritetet doganore, nga data në fuqi e tërheqjes nga zyra e garancionit të pranimit të saj të veprimeve të garantuesit, ose nga data në fuqi e anulimit të veprimtarisë nga garantuesi, certifikatat e lëshuara më herët mund të mos shfrytëzohen për vendosjen e mallrave nën procedurën transitore dhe se do të kthehen nga personi përgjegjës për qarkullimin transitor në zyrën e garancionit pa ndonjë vonesë.

Secila zyrë e garancionit doganorë do t’ia dërgojë administratës doganore mënyrë me anë të së cilës mund të identifikohen certifikatat që janë të vlefshme dhe të cilat nuk janë kthyer ende. Si rrjedhojë, administrata doganore do ta informojë zyrën tjetër përkatëse doganore.