Gjykatat e Kosovës dhe Zgjedhja e Forumit

Struktura aktuale e gjykatave do të kalojë një ndryshim të plotë sipas Ligjit të ri për Gjykatat që do të hyjë në fuqi më 1 janar 2013. Struktura e re do të përbëhet nga tri shkallë të gjykatave: Gjykatat themelore, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme.

Gjykatat Themelore

Gjykatat themelore do të shërbejnë si gjykatë e shkallës së parë për të gjitha çështjet, duke përfshirë rastet e shqyrtuara paraprakisht nga gjykata për kundërvajtje dhe krimet e instancës së parë paraprakisht nën juridiksionin e gjykatave të qarkut. Secila gjykatë themelore do të përbëhet nga disa departamente, duke përfshirë departamentet komerciale.

Gjykata e Apelit

Gjykata e apelit, e vendosur në Prishtinë, do të shërbejë si shkallë e dytë dhe do të shqyrtoj të gjitha ankesat e paraqitura kundër vendimeve të gjykatës themelore, dhe vendosë për konfliktet e juridiksionit ndërmjet gjykatave themelore.

Gjykata Supreme

Gjykata Supreme, gjithashtu e vendosur në Prishtinë, do të jetë autoriteti gjyqësor përfundimtar në Kosovë, me juridiksion apelimi mbi vendimet e Gjykatës së Apelit, si dhe për lëndët që paraqesin çështje të rëndësishme dhe unike ligjore.

Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, gjithashtu e vendosur në Prishtinë, është autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës dhe për përputhjen e ligjeve me Kushtetutën.  Gjykata nuk është pjesë e strukturës së rregullt të gjykatave të vendosur nga Ligji i Gjykatave.

Përveç gjykatave, bizneset kanë mundësi për të zgjedhur mekanizma alternativë për zgjidhjen e kontesteve. Ndërmjetësimi dhe arbitrazhi, në vitet e fundit, janë institucionalizuar përmes ligjeve përkatëse të miratuara nga Kuvendi i Kosovës.