Importimi i mallrave

Si shembull, le të supozojmë se dëshironi të importoni xhinse blu dhe t’i shisni ato në Kosovë. Hapi i parë është gjetja e furnizuesit apo furnizuesve të jashtëm, varësisht prej cilësisë dhe çmimit të mallrave të kërkuara për shitje konsumatorëve tuaj në Kosovë. Si shumë produkte, xhinset blu mund të jenë artikuj të shtrenjtë të dizajnerëve që mbajnë një markë tregtare të famshme, ose të fabrikuara sipas specifikacioneve të larta për qëndrueshmëri, ose mund të jenë produkte të lira që shiten si mallra.

Takimi i partnerit tuaj afarist

Nëse objektivi juaj është për të blerë xhinse dizajneri të kualitetit të lartë, pantallona pune të cilësisë së mirë, ose xhinse “mall” me çmim të ulët, mund të jetë e rëndësishme të vizitohet prodhuesi i huaj, inspektuar objektin e prodhimit dhe krijimin e marrëdhënieve personale. Kjo është më rëndësishme kur bëhet biznes me fabrikuesit në Azi, ku për arsye kulturore më shumë rëndësi i jepet marrëdhënieve personale sesa në termave të kontratës. Krijimi i marrëdhënieve personale afariste në përgjithësi ka më pak rëndësi në Evropën Perëndimore dhe Amerikën Veriore. Mund të befasoheni këndshëm me mikpritjen e treguar nga partneri juaj afarist i mundshëm kur ti vizitoni në Kinë, Japoni, Vietnam ose diku tjetër në Azi. Por mbani mend se zbavitja ka një qëllim: ju dhe biznesi juaj jeni duke u vlerësuar si partner afarist i mundshëm. Veproni në përputhje me rrethanat.

Kultura të ndryshme afariste

Para se të udhëtoni në një vend i cili nuk është i njohur për ju duhet të përpiqeni të mësoni për kulturën dhe traditat e atij vendi për t’i shmang keqkuptimet. Për shembull, amerikanët përgjithësisht besojnë se “koha është para” dhe ata do të jenë shumë të përpiktë dhe do të presin edhe nga ju që të jeni ashtu. Në Spanjë, Amerikën Latine dh enë Lindjen e Mesme ka një qëndrim shumë më të relaksuar sa i përket përpikshmërisë dhe afaristët mund të vonohen goxha në takime apo edhe të mos paraqiten fare. Nga ju pritet që ta kuptoni këtë.

Amerikanët dhe australianët mund të jenë shumë individualistë dhe kategorik; ata mund të thonë “rrota fishkëllyese merr vajin” që do të thotë se ata presin që njerëzit të thonë atë që mendojnë në takime. Kulturat aziatike kanë priren të jenë e kundërta. Për shembull, japonezët thonë “pata që gagariti është qëlluar” dhe “gozhda që qëndron lart goditet me çekan”. Japonezët zakonisht i marrin vendimet në mënyrë kolektive më parë se sa individualisht kështu që më tepër ka të ngjarë që të takoheni me një ekip se sa me një individ. Kinezët nganjëherë thonë se amerikanët dhe evropianët janë “njerëz të qelqtë” që do të thotë se i tregojnë emocionet dhe flasin hapur. E kundërta duket të jetë në Azi. Për që qenë i sjellshëm, një afarist japonez mund të ju thotë “po” atëherë kur donë të të thotë “po, dëgjova çfarë thatë por nuk pajtohem me këtë”.

Merreni të shkruar

Në Kosovë, kur një afarist thotë “po” ata janë të detyruar të mbajnë fjalën (kjo pjesë e rëndësishme e traditës shqiptare). Mbajeni mend se nuk është kështu në kulturat tjera kështu që do të jetë e nevojshme të lidhen marrëveshje afariste të shkruara në kontratë të detyrueshme.

Jini të kujdesshëm gjatë përdorimit të parave të gatshme

Për arsye historike dhe kulturore shumë prej biznesit në Kosovë bëhet në para të gatshme. Normalisht ky nuk është rasti për bizneset që kryhen në Evropën Perëndimore apo Amerikën Veriore dhe në shtetet e Azisë si Japonia, Korea dhe Tajvani. Propozimi i transaksioneve në para të gatshme mund të rrezikojë marrëdhënien e re afariste pasi që partneri juaj ndërkombëtar potencial mund të jetë i brengosur se ju jeni të përfshirë në pastrim parash ose shmangie të tatimit.

typical planing a sale manufacturing raw payment complet the buyer importing Image Map