Kontratat

Kontratat ndërmjet personave juridikë dhe/ose fizikë paraqesin bazën e tregtisë në ekonominë e tregut të lirë. Prandaj është e rëndësishme për tregtarët e rinj ose tregtarët e ardhshëm për të fituar një kuptim bazë të rëndësisë së kontratave, si dhe procedurat që lidhen me përdorimin e kontratave të transaksioneve të importit dhe eksportit.

Kontratat shërbejnë për një numër funksionesh - ato përcaktojnë detajet e një marrëveshjeje, sqarojnë terminologjinë e përdorur nga palët, specifikojnë shpërndarjen e rreziqeve në një transaksion dhe ofrojnë dëshmi që do të përdoret nga një gjykatë arbitrazhi apo panel në rast të një mosmarrëveshje. E Drejta Kontraktuale shërben për të krijuar kornizën themelore të rregullave për marrëveshjet private, dhe më e rëndësishmja, për të “plotësuar boshllëqet” kur vetë palët dështojnë për të negociuar marrëveshjet dhe kushtet gjithëpërfshirëse.

E Drejta  Kontraktuale gjithashtu shërben për të plotësuar marrëveshjet e palëve, dhe për të siguruar që kufijtë adekuat janë vendosur, për shembull për mbrojtjen e konsumatorëve, në aftësinë e një pale apo palëve që të mos tejkalojnë limitet e pranuara. Rregullat e kontratës janë njëkohësisht të thjeshta dhe komplekse. Shfrytëzimi  i informatave në dispozicion për të shpjeguar të drejtën kontraktuake është një grup i mjeteve të vlefshme për të siguruar se marrëveshjet janë jetësuar mjaftueshëm për të shmangur konfliktet dhe për të shpjeguar “marrëveshjen” në rast se ka ndonjë mosmarrëveshje.

Format e rekomanduara standarde të kontratave janë dhënë në këtë faqe internetit: www.kontrata.info

Qartësimi dhe memorizimi i marrëveshjeve

 

Kontratat me shkrim të negociuara mirë dhe të  kuptuara  qartë mbrojnë bizneset. Kontratat janë mjete esenciale të cilat i përdorin  bizneset  për të shpërndarë rrezikun, për të sqaruar pritjet, dhe për të memorizuar obligimet për të cilat secila palët bien dakord. Pa kontrata të shkruara, detyrimet e palëve dhe shpërndarja e rreziqeve nuk janë të përcaktuara mirë dhe palët në marrëveshje shpesh kanë kuptime të ndryshme të detyrimeve të tyre. Në rastin kur palët në marrëveshje nuk arrijnë të memorizojnë  kushtet e një transaksioni, dhe kanë kuptim të ndryshëm të detyrimeve të tyre, ka shumë më tepër gjasa të ndodhin mosmarrëveshjet.

Marrëveshjet me shkrim shërbejnë për të parandaluar mosmarrëveshjet e biznesit, sepse dokumentacioni sqaron detyrimet; kur detyrimet janë të qarta me shkrim, ka më pak të ngjarë që palët në një marrëveshje të keqkuptojnë apo të përfitojnë nga njëra-tjetra.

 

Dëshmia ligjore

 

Dokumentacioni me  shkrim i një marrëveshjeje ofron dëshmi e cila është gjithmonë e dobishme, për të mos thënë vendimtare, për të ofruar prova për një rast të caktuar nëse lind një mosmarrëveshje. Kur kemi të bëjmë me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve,  është e rëndësishme të mbani mend se gjykatësit janë ekspertë të drejtësisë, jo të biznesit. Duke iu ofruar atyre provat e nevojshme për të gjykuar mosmarrëveshjet kjo i ndihmon gjykatësit për të kuptuar më mirë mosmarrëveshjet, dhe të vendosin mbi  mosmarrëveshjet e kontratave në mënyrë  më efikase dhe të përshtatshme.

 

Zgjidhja alternative e mosmarrëveshjeve

 

Mekanizmat e Zgjidhjes Alternative të Mosmarrëveshjeve (ZAM), të cilat përfshijnë edhe Ndërmjetësimin dhe Arbitrazhin, janë mjete të zakonshme për të zgjidhur mosmarrëveshjet më shpejt dhe me efikasitet sesa zgjidhja e mosmarrëveshjeve në gjykata. Të dy format janë më të shpejta se gjykatat, dhe janë me kosto më efektive, përveç avantazheve të tjera.

Për fat të keq, posa shfaqet një mosmarrëveshje, palët shpesh nuk ka të ngjarë që të bien dakord për këto alternativa. Prandaj, përdorimi i marrëveshjeve me shkrim me Klauzola për  Ndërmjetësim dhe/ose Arbitrazh është i nevojshëm në mënyrë që të shfrytëzohen  këto alternativa.

Format e rekomanduara standarde të kontratave janë dhënë në këtë faqe interneti: http://www.kontrata.info/?cid=2,60

Këto shërbime përfshijnë formën e rekomanduar të kontratave për:

  • Transportin e mallrave,
  • Furnizimin me mallra,
  • Shërbimet,
  • Qiradhënie,
  • Punësimin,
  • Agro-transportin,
  • Agro kontrata për shitje,
  • Agro kontrata për ndërmjetësim, dhe
  • Qiratë komerciale.