Masat kufitare për zbatimin e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale

 

Pasi këto dy ministri të kenë përfunduar veprimet e nevojshme për këto mbrojtje të DPI në Kosovë, bartësi i të drejtave duhet të paraqesë një kërkesë tek Dogana e Kosovës për të zbatuar mbrojtjen e miratuar të DPI në kufi - që në mënyrë specifike është: ndalimi i mallrave të cilat janë të dyshuara për shkeljen e mbrojtjes së  miratuar të pronësisë intelektuale. Kërkesa duhet të përmbajë informatat në lidhje me emrin e produktit dhe përshkrimin, emrin e  bartësit  të së drejtës, së bashku me një kopje të mbrojtjes së autorizuar.

Në rastet kur bartësi i të drejtave nuk e ka dorëzuar një kërkesë për veprim, Dogana e Kosovës mund të pezullojë lirimin e mallrave të dyshuar për shkak të shkeljes së DPI. Një veprim i tillë është referuar si “ex-officio”.

Në rastet kur pezullohet zhdoganimi i dërgesës, Dogana e Kosovës do ta njoftojë bartësin e të drejtave të supozuar se dërgesa  është ndalur, dhe do të informojë mbajtësin e të drejtave që se duhet të bëhet një kërkesë me shkrim për mbrojtje brenda tre ditësh pune. Nëse asnjë kërkesë nuk dorëzohet  pas tri ditësh, Dogana e Kosovës do të lirojë dërgesën me kusht që të gjitha formalitetet e rregullta doganore janë plotësuar.

Formulari i kërkesës mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e Doganës  së  Kosovës: www.dogana-ks.org

Kur dorëzohet një kërkesë, Dogana e Kosovës do të mbajë dërgesën për aq kohë sa bartësi i të drejtave mund të dëshmojë se është miratuar  mbrojtja për mallrat në fjalë. Për më shumë informata  në lidhje me aplikimin për Dogana për mbrojtjen e DPI dhe informatave  shtesë për mbrojtjen e DPI klikoni mbi këtë vegëz.

 

Cilat mallra konsiderohen mallra të falsifikuara?

Mallra të falsifikuara janë ato mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë industriale. Markat tregtare, dizajni industrial dhe patentat, të cilat janë të listuara në Zyrën e Pronësisë Industriale (ZPI) nuk mund të përdoren pa autorizimin e bartësit të së drejtës. Mallrat pirate konsiderohen mallrat që shkelin të drejtën e autorit, dhe përfshijnë kopjimin e paligjshëm të CD-ve, DVD, programeve kompjuterike, etj.

Cilat janë produktet më të prekura?

Të gjitha produktet e të gjithë sektorëve ekonomikë mund të preken  nga falsifikimi të tilla si: veshjet, parfume, kozmetikë, telefonat celularë, CD, DVD, programet kompjuterike;barnat, pije të ndryshme dhe produktet ushqimore; pjesë këmbimi për automobila dhe pajisje elektrike.

Cilat janë pasojat?

 

Pasojat për biznesin

Mallrat e falsifikuara  shkaktojnë dëme të mëdha tek bizneset në vend. Shumë kompani të mëdha bëjnë investime serioze për një prezantim më të mirë të markës së tyre, dhe falsifikimi  i markës tregtare të tyre  e shkatërron imazhin e tyre.

Pasojat për konsumatorët

Mallrat e falsifikuara mashtrojnë konsumatorët në lidhje me cilësinë, dhe në shumicën e rasteve janë edhe të rrezikshme për shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve, duke përfshirë produktet ushqimore, farmaceutike, produkte kozmetike etj.

 

Si dallohen mallrat e falsifikuara nga ato origjinale?

Disa nga treguesit që ju mundësojnë të dalloni një produkt të falsifikuar nga produkti origjinal janë:

  • çmimi është shumë më i lirë;
  • cilësia dhe paketimi nuk janë të nivelit të njëjtë,
  • teksti i gjuhës përmban gabime,
  • shpesh nuk ka etiketa dhe shenja dalluese të sigurisë etj.

Çfarë është roli i Doganave për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale?

Dogana e Kosovës në bazë të misionit të saj  fiskal, ekonomik dhe proteksionist është e obliguar të mbrojë të drejtat e pronësisë intelektuale, pra, mbrojtjen e biznesit të ligjshëm nga konkurrenca e pandershme.

Dogana e Kosovës në bazë të Ligjit 03-L/170/2010 dhe Udhëzimit Administrativ nr. 07/2010, ka për detyrë të mbrojë të drejtat e pronësisë intelektuale për mallrat që hyjnë/ose dalin nga territori i Kosovës, sipas kërkesës së bartësit  të të drejtave  ose sipas përfaqësuesve të tyre “ex officio”, si dhe të marrin masat e duhura për të mbrojtur të drejtat e pronësisë për  ato mallra.

Aplikacioni: http://dogana.rks-gov.net/Uploads/Documents/Aplikacioni_per_veprim-_DPI.pdf

 

Departamenti i Informimit

+381 - 38 540 350

Numri i telefonit për raportimin e korrupsionit dhe kontrabandës

+ 381 - 38 500 095

LIDHJA ME TARIFAT e KOSOVËS