Policia Kufitare e Kosovës
Policia Kufitare e Kosovës (PKK) është përgjegjëse për menaxhimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen e pikave kufitare të Kosovës; përcaktimin e të drejtave të secilit person që dëshiron të hyjë apo të dalë nga Kosova sa i përket kritereve për vizë dhe hyrje; dhënien e lejes së përkohshme për të kaluar kufirin; menaxhimin dhe kontrollin brenda Kosovës lidhur me çështjet kufitare ku nuk përfshihet Dogana; lëshimi i dokumenteve të përkohshme për kalimin e kufirit; sigurinë në aeroportin ndërkombëtar në bashkëpunim me operatorin e aeroportit dhe autoritetet e autorizuara relevante; parandalimin e akteve terroriste në partneritet me të gjitha agjencitë për zbatimin e ligjit; mbylljen e përkohshme të kufijve, duke u bazuar në një vendim të Qeverisë.
Detyrat kryesore të PKK-së janë si vijon:
- Kryen kontrolle të ligjshmërisë së kërkesës së secilit udhëtar që të hyjë në vend;
- Parandalon dhe ndalon kalimin ilegal të kufirit shtetëror;
- Kontrollon udhëtarët, duke përfshirë kontrollin e mjeteve transportuese dhe gjërat e tyre personale, të cilët kalojnë vijën e kufirit shtetëror në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare dhe në bashkëpunim me organet tjera;
- Kryen të paktën kontrolle minimale të shpejta dhe të drejtpërdrejta për vlefshmërinë e dokumenteve duke e autorizuar bartësin legjitim të kalojë kufirin dhe të verifikojë praninë e shenjave të falsifikimit apo mashtrimit;
- Merr masat e nevojshme nëse një person i plotëson kushtet për të hyrë apo dalë nga Republika e Kosovës;
- Përmbush obligimet e caktuara në marrëveshjet ndërkombëtare, menaxhon aktivitetet e organeve përkatëse për të hetuar ngjarjet në kufi, inspekton punën sa i përket mbikëqyrjes së kufirit shtetëror;
- Parandalon veprimet e dhunshme kundër rendit në kufirin shtetëror dhe objektet në mbrojtjen e Policisë Kufitare;
- Kryen detyrat policore për të huajt siç përcaktohet në ligjin për të huajt dhe aktet përcjellëse;
- Bashkëpunon me agjencinë përgjegjëse për migrim dhe azil siç përcaktohet në ligjet përkatëse;
- Merr veprimin e nevojshëm për të menaxhuar çfarëdo çështje emergjente ku përfshihen refugjatët dhe situatat konfliktuoze që drejtpërdrejtë kërcënojnë rendin e kufirit shtetëror;
- Bashkëpunon sa i përket procedurave administrative të caktuara përmes dispozitave ligjore për të siguruar mbrojtjen e rendit në kufirin shtetëror;
- Ushtron autoritetin duke u bazuar në dispozitat ligjore për disa raste të shkeljeve të vogla;
- Vlerëson dhe mbledh informatat e kërkuara për të kryer detyrat e policisë kufitare;
- Ushtron fuqinë e vet të kërkimit në pajtim me legjislacionin e aplikueshëm të shtetit
VIZIONI I PKK-së
"Kufij të hapur por të kontrolluar e të sigurt"
MISIONI I PKK-së
"Të sigurohet siguria e shtuar e kufijve duke parandaluar, zbuluar dhe kapur kriminelët e përfshirë në aktivitetet kriminale të kalimit të kufirit, aktivitetet terroriste, trafikimin e qenieve njerëzore, falsifikimin e dokumenteve, transportin e armëve për shkatërrim në masë, narkotikëve, armëve, automjeteve të vjedhura dhe lloje tjera të kontrabandimit të ndaluara me ligj".
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM STRATEGJIK
Qëllimi i përgjithshëm strategjik i Policisë Kufitare është zhvillimi i një sistemi të sigurisë kufitare që do të integrojë të gjitha agjencitë shtetërore përgjegjëse për kontrollin dhe sigurinë kufitare.
POLICIA KUFITARE
Brenda kornizës së Policisë së Republikës së Kosovës janë funksionet e Policisë Kufitare (PKK). Aktualisht Policia e Kufitare përbëhet nga 1167 punëtorë, prej të cilëve 1129 janë Oficerë Policie dhe 38 janë të punësuar si staf civil.
Fillimisht, Policia Kufitare u themelua për t’iu përgjigjur nevojave të Kosovës së pas-luftës, dhe struktura e saj ishte e organizuar në pajtim me ato nevoja. Policia Kufitare e Kosovës u themelua në vitin 1999 si Polici e UNMIK-ut sipas mandatit të Rezolutës 1244 për UNMIK-un, përgjegjëse për kontrollin dhe sigurinë e të kalimeve kufitare.
Objektivat dhe prioritetet e Policisë KufitareDetyrat kryesore të PKK-së janë si vijon:
- Inkorporimi i kërkesave të BE-së/Shengen-it lidhur me menaxhimin e kufijve brenda ligjeve kombëtare;
- Të kompletohet harmonizimi i ligjeve kombëtare mbi menaxhimin e kufijve me acquis-in e BE-së/Shengen-it.
- Hartimin dhe zbatimin e Procedurave Standarde Operative sa i përket çështjeve të brendshme operacioneve, personelit, trajnimeve, financave dhe logjistikës;
- Krijimi i infrastrukturës së dytë / sekondare legjislative për Policinë Kufitare.
- Të zhvillohen standardet e larta etike në lidhje me korrupsionin dhe të shfrytëzohet me efekt vlerësimi i performancës së detyrave profesionale, nxitjes dhe mekanizmit të shpërblimit;
- Hartimi dhe zbatimi procedurës standarde për analizën e riskut;
- Hartimi i rregulloreve dhe urdhrave të brendshëm në lidhje me komunikimin, bashkëpunimin, shkëmbimin e informacionit, operacionet e përbashkëta, trinimin, përdorimin e infrastrukturës dhe pajisjeve në Policinë Kufitare;
- Marrja graduale e përgjegjësive nga KFOR-i për kontrollimin e vijës së Gjelbër dhe të Kaltër.
- Bashkëpunimi i ngushtë me Departamentet tjera në Policinë e Kosovës, me qëllim të kontrollimit të vijës kufitare dhe kur paraqitet nevoja edhe brendësinë e territorit të vendit. Kjo bëhet me qëllim të përcaktimit të qartë të analizës së rrezikut.
- Zhvillimi dhe vënia në zbatim e masave anti-korrupsion në kuadrin e Policisë Kufitare.