Procedurat e pagesës

Kurdo që lind një borxh doganor  për cilëndo arsye të paraparë me kornizën ekzistuese ligjore dhe rregullatorë, ai borxh duhet të paguhet në përputhje me procedurat e mëposhtme.  Pavarësisht arsyes së lindjes së borxhit procesi i përgjithshëm ka pesë hapa si më poshtë:

  1. Krijimi i detyrimit në sistemin ASYCUDA  (ose futja manuale e borxhit në llogaritë fizike doganore),
  2. Gjenerimi i Urdhrit për Pagesë në sistemin ASYCUDA,
  3. Urdhërimi dhe ekzekutimi i transferit të fondeve në llogaritë e marrësit të pagesës,
  4. Njohja e pagesës në sistemin ASYCUDA,
  5. Konfirmimi i transferimit të fondeve në llogarinë e marrësit të pagesës nëpërmjet pajtimit me Bankën Qendrore dhe Thesarin.

Në varësi të mënyrës së pagesës dhe/ose arsyes për të cilën pagesa është bërë, mund të ketë disa ndryshime të vogla në procedurat e përmendura më lart, sa i përket hapave të bashkimit dhe/ose mënjanimit të ndonjërit nga hapat e përshkruar.

 

Për pagesat doganore ndiqen procedurat e mëposhtme

1. Krijimi i detyrimit në sistemin ASYCUDA (ose futja e borxhit në llogaritë e Doganës)

Mënyra më e zakonshme e lindjes së një borxhi doganor është duke vlerësuar një deklaratë doganore të mallrave. Kurdo që një Dokument Unik Doganor (DUD) vlerësohet nga një zyrtar i autorizuar (dhe DUD-i pastaj merr numrin serik L), sistemi vlerëson detyrimet dhe tatimet e pagueshme dhe automatikisht krijon një detyrim në sistem me status "për t'u paguar". Nga pikëvështrimi i kontabilitetit, ky është një operacion ekuivalente me hyrjen në librat e kontabilitetit të doganës.

Megjithatë, ka raste kur një borxh mund të lind pa qenë i lidhur me DUD-in. Në këto raste, të quajtura "Pagesa tjera" në sistem, detyrimi krijohet manualisht arkëtari që fut informacionin e kërkuar në bazë të të dhënave relevante lidhur me rastin dhe hapi i ardhshëm (numër dy) duhet të përfundojë që të ketë një hyrje në librat e kontabilitetit të doganës.

2. Gjenerimi i Urdhërit për Pagesë në sistemin ASYCUDA

Sapo të jetë krijuar një detyrim në sistem, sistemi gjeneron një Urdhër Pagese. Urdhër Pagesa i ka të gjitha detajet e KOS-GIRO që është duke u përdorur aktualisht në procedurat e pagesës të miratuara nga Banka Qendrore. Një nga detajet në Urdhër Pagesë është personi i cili është debitori (personi që ka detyrime) për borxhin doganor.

Në përputhje me udhëzimet nga importuesi, eksportuesi apo shpediteri, bankat komerciale pastaj ekzekutojnë urdhrat për transfertat e fondeve bazuar në KOS-GIRO-n e  lëshuar nga sistemi ASYCUDA.

Në rastin e "DUD-ave për t’u paguar" urdhër pagesa mund të gjenerohet on-line nga ana e importuesit ose shpediterët direkt nga zyrat e tyre.

Për "pagesat tjera" Urdhër Pagesa (KOS-GIRO) shtypet nga arkëtari doganor, i cili pastaj u jep urdhër pagesën personave në fjalë dhe ofron këshilla për të bërë pagesën (urdhëruar transferin) në një bankë komerciale. Degët e bankave komerciale janë të vendosura përshtatshëm pranë të gjitha zyrave doganore.

3. Urdhërimi dhe ekzekutimi i transferit të fondeve në llogarinë e marrësit të pagesës

Paguesi (personi i cili do të procedojë në bankë në emër të debitorit) prezanton KOS-GIRO-n e lëshuar nga Dogana në njërën nga bankat komerciale dhe udhëzon arkëtarin e bankës (sportelistin) për të transferuar shumën e treguar të të hollave në llogarinë e treguar të doganës në Bankën Qendrore. Paratë që do të transferohet mund të paraqiten nga paguesi në para të gatshme ose shuma mund të debitohet nga cilado llogarie debitorit në atë bankë. Çfarëdo opsioni që do të përdoret për këtë, Dogana duhet gjithmonë të identifikojnë këtë si pagesa është bërë me "mjete pagese" "transfer", identifikuar me kodin "1". Praktikisht, "mjetet e pagesës" tjera (si para të gatshme, çek, etj) përdoren rrallë.

Banka komerciale pastaj "zotohet" për të bërë transferimin sa më shpejt të jetë e mundur dhe në këmbim i jep paguesit një faturë (faturën e bankës) si një provë se ka marrë para nga paguesi (në para të gatshme apo debituar nga llogaria e debitorit).

4. Njohja e pagesës në sistemin ASYCUDA

Për të mbyllur ciklin e pagesës, paguesi duhet të paraqesë prova të pagesës (fatura e bankës) te arkëtari i doganës në të njëjtën zyrë ku është lëshuar KOS- GIRO. Arkëtarët e Arkëtarët e zyrave të tjera nuk janë në gjendje për të parë on-line dokumentet e pagesës që nuk i përkasin zyrave të tyre. Megjithatë, menaxhmenti i Doganës mund të vendosë që oficerët e caktuar nga zyra të caktuara me funksione të menaxhimit financiar mund të pranojnë pagesat e lëshuara nga zyrat e tjera. Kjo kontrollohet teknikisht në sistemin ASYCUDA.

Arkëtari i doganës konfirmon pagesën në ASYCUDA duke futur referencën e transferit (të treguar në faturën e bankës), kodin e bankës dhe shumën e saktë të paguar (siç tregohet në faturën e bankës). Nëse shumat përputhen me njëra-tjetrin, arkëtari mund të validojë pagesën dhe sistemi ASYCUDA pastaj gjeneron një faturë doganore me një numër serik P. Kjo faturë i jepet paguesit, si një dëshmi se Dogana ka konfirmuar pagesën e kryer.

Konfirmimi i transferit të fondeve në llogarinë a marrësit të pagesës përmes pajtimit me Bankën Qendrore dhe Thesarin.

Duhet të sqarohet se, kur një arkëtar i doganës pranon pagesa, paratë mund të mos kenë mbërritur ende në llogarinë e doganës. Në nivel operacional, Dogana pranon pagesa "në mirëbesim" duke u bazuar në pamjen e faturës bankare e cila duket të jetë e vlefshme dhe ngjashëm edhe me faksimilen të lëshuar nga banka për atë lloj të dokumentit. Arkëtari doganor nuk është në gjendje të kontrollojë në kohë reale nëse ky dokument është i vlefshëm ose informacion i tij është i saktë. Çdo gjë sqarohet në një fazë të mëvonshme, kur Banka Qendrore dërgon te Dogana informacion në lidhje me transfertat që bankat komerciale kanë bërë në llogari të Doganës në Bankën Qendrore në emër të klientëve të tyre. Sistemi ASYCUDA merr këtë informacion dhe bën një pajtim automatik duke përputhur të dhënat duke i krahasuar këto të dhëna: kodi i bankës, referenca e transferit dhe shumës.

Të dhënat që përkojnë janë të lidhura me paratë tashmë të transferuara në llogarinë e Doganës dhe më tej në Thesar. Të dhënat që nuk përputhen lidhen me paratë që pretendohet të jenë paguar në një bankë komerciale por nuk kanë arritur ende në Bankën Qendrore. Këto raste janë hetohen nga Dogana e Kosovës për të gjetur arsyen për ndonjë mospërputhje të tillë.

Siç u përmend më herët, 5 hapat e përshkruar më sipër përshkruajnë procesin “klasik” të pagesës – një borxh – një KOS-GIRO – një transfer bankar – një konfirmim të pagesës në ASYCUDA. Kjo qasje përdoret për pagesat “tjera” dhe për të paguar DUD-at që janë deklaruar se janë paguar me “modelin e pagesës” në para të gatshme.

ASYCUDA World parasheh dy “modele të pagesës” kryesore:

  • Para të gatshme, ku secili borxh është paguar me një KOS-GIRO të vetme
  • PAGESA NGA LLOGARIA, kur borxhi paguhet automatikisht nga një llogari që është krijuar paraprakisht në ASYCUDA dhe është kredituar si duhet.

“Modeli i pagesës” është opcional dhe përzgjidhet dhe deklarohet nga deklaruesi në kutinë 48 të deklaratës doganore (DUD-it). Pagesa në të gatshme është modeli që përdoret kur kutia 48 lihet e zbraztë. Nëse deklaruesi dëshiron të paguaj me xhirollogari duhet të vendos në kutinë 48 kodin e një llogarie valide të pagesës të hapur në emër të shpediterit ose pronarit. Nëse ka kredi të mjaftueshme në llogari, borxhi paguhet automatikisht kur vlerësohet DUD-i nga Dogana. Modeli i PAGESËS ME LLOGARI përdoret vetëm për borxhe të lidhura me DUD-in; nuk mund të përdoret për pagesa “tjera”.

Brenda modelit të PAGESËS ME LLOGARI dallohen dy kategori:

  • Parapagimi
  • Krediti

Parapagimi konsiston në pagimin e DUD-it automatikisht me paratë nga një llogari që ka qenë e kredituar paraprakisht me paratë e deklaruesit / importuesit. Kreditimi i asaj llogarie është bërë si një pagesës normale që ka kaluar nëpër pesë hapat e shpjeguara më sipër. Avantazhi këtu është se kursimet mund të bëhen nga disa pagesa automatike që lidhen me DUD-in, duke bërë vetëm një transferim bankar (atë me ët cilin është kredituar llogaria e parapagimit).

Krediti përdor mekanizmin e njëjtë, por në mënyrë të kundërt. Fillimisht Dogana hap një llogari në emër të një kompanie me një mbitërheqje të caktuar dhe kompania do të jetë në gjendje të lëshojë mallrat menjëherë pas vlerësimit pa paguar asgjë në atë moment. DUD-i është i "paguar" në sistem, me kreditin e dhënë nga Dogana. Debitori ka për të paguar borxhin brenda një vonese të caktuar nga Dogana kur hapet Llogaria e Kredisë. Në thelb, pagesa me llogari krediti është një vonesë e pagesës së një borxhi të lindur. Kjo është një procedurë lehtësimi që jepet si  një nxitje për kompanitë me një normë të lartë të pajtueshmërisë vullnetare dhe duhet të shoqërohet me mjete të sigurisë (garanci).

Pagesa e borxhit të ndodhur me rastin e përdorimit të llogarisë së kreditit mund të bëhet në dy mënyra:

  • Pagesë të vetme për çdo deklaratë të vetme, që është bërë pagesë normale e përshkruar më lartë, ose
  • Një pagesë e vetme totale për një deklaratë që përmban borxhin nga disa DUD-a. Kur përdoret kjo metodë numri i transfereve bankare ulet ndjeshëm.

Pas pagesës së të gjitha të hyrave borxhe, Dogana e Kosovës do t’i lëshojë një faturë personit përkatës për pagesën e detyrimeve dhe tatimeve të pasura borxh.

Fatura do të përfshijë së paku informacionin në vijim:

  • Një përshkrim të mallrave që është mjaftueshëm i saktë për të mundësuar identifikimin e tyre; kjo mund të përfshijë titullin tarifor;
  • Vlera e faturës dhe/ose sasia e mallrave, sipas nevojës;
  • Ndarja e tarifave të mbledhura;
  • Data kur është bërë;
  • Emri i autoritetit (Dogana e Kosovës) që e ka përdorur atë.

Procedurat e pagesës së të hyrave janë të njëjta në të gjitha zyrat e Doganës.