Deklarimi i eksporteve

Deklaratat e eksportit mund të depozitohen në zyrën doganore kompetente për mbikëqyrjen e vendit ku është vendosur eksportuesi, ose zyrën doganore ku mallrat janë paketuar ose ngarkuar për eksport.

Lirimi për eksport do të jepet nga Dogana, me kusht që mallrat në fjalë largohen nga Kosova në të njëjtën gjendje si kur është paraqitur dhe pranuar deklarata e eksportit.

Eksportuesi konsiderohet të jetë personi në emër të të cilit është bërë deklarata e eksportit dhe i cili është pronar i mallrave ose ka të drejtë të ngjashme apo të drejtë disponimi me to në kohën kur deklarata depozitohet në Doganë. Kur pronësia ose e drejta ngjashme disponimit me mallra përket një personi të vendosur jashtë Kosovës në pajtim me kontratën në të cilën bazohet eksporti, eksportues do të konsiderohet të jetë pala kontraktuese e vendosur në Kosovë.

Më shumë informata rreth deklarimit të eksporteve

Kur formalitetet e eksportit për ndonjë arsye nuk kompletohen në zyrën doganore përgjegjëse për mbikëqyrjen e vendit ku është vendosur eksportuesi ose ku mallrat janë paketuar ose ngarkuar për eksport, zyra doganore ku deklarata e eksportit është parashtruar do të dërgojë një kopje të Dokumenti Unik Doganor (DUD) në zyrën doganore të parë të përmendur.

Kur deklarata e eksportit është bërë në bazë të DUD-it, do të përdoren kopjet 1, 2 dhe 3. Zyra doganore ku është paraqitur deklarata e eksportit (zyra doganore e eksportit) do të vulosë kutinë A dhe, kur është e përshtatshme, do të kompletojë kutinë D. Me lëshimin e mallrave, zyra do të mbajë kopjet 1 dhe 2 dhe do të kthej kopjen 3 personit përkatës.

Kopja 3 e DUD-it  dhe mallrat e liruara për eksport do të paraqiten në doganë në zyrën doganore të daljes.

Zyra doganore daljes do të thotë, në rast se mallrat eksportohen me:

  • hekurudhë, postë apo ajër, zyra doganore kompetente për vendin ku mallrat janë marrë përsipër në bazë të një kontrate të vetme transporti për transport në një vend tjetër nga kompanitë hekurudhore, autoritetet postare apo kompanitë e linjave ajrore;
  • tubacion dhe i energjisë elektrike, zyra ku është i vendosur eksportuesi;
  • mjete tjera ose në rrethana që nuk mbulohen nga (a) dhe (b), zyra e parë doganore para se mallrat të largohen nga Kosova.

Zyra doganore e daljes do të mjaftojë veten se mallrat e paraqitura përputhen me ato të deklaruara dhe do të mbikëqyrë largimin fizik të tyre. Kur deklaruesi shkruan 'RET-EXP' në Kutinë 44 ose ndryshe tregon dëshirën e tij që kopja 3 t’i kthehet atij, zyra doganore do të vërtetojë largimin fizik të mallrave me anë të një vërtetimi në anën e pasme të kopjes Nr 3 dhe do t'i japë atë kopje personit që ka paraqitur atë ose, kur kjo nuk është e mundur, një ndërmjetësi të emëruar në Kutinë 50 dhe i vendosur në rrethin e zyrës së daljes, për kthim te deklaruesi. Vërtetimi do të marrë formën e një vule që tregon emrin e zyrës dhe datën.

Në rastin e një eksportimi të ndarë, vërtetimi do të jepet vetëm për ato mallra që janë eksportuar në të vërtetë. Në rastin e një eksportimi të ndarë nëpërmjet disa zyrave doganore te ndryshme, zyra doganore e daljes, ku origjinali i kopjes 3 u prezantua, pas marrjes së një kërkese të arsyetuar, do vërtetojë një kopje të kopjes 3 për secilën pjesë të mallrave në fjalë, me qëllim që të paraqitet në një zyrë tjetër të daljes në fjalë. Origjinali i kopjes 3 do të shënohet në përputhje me rrethanat.

Kur zyra doganore e daljes vërteton se mallrat mungojnë, zyrtarët do të shënojnë kopjen e deklaratës së paraqitur dhe do të njoftojnë zyrën doganore të eksportit.

Kur zyra doganore e daljes vërteton se ka mallra më shumë, do të refuzojë daljen e këtyre mallrave derisa të përfundohen formalitetet e eksportit.

Kur zyra doganore e daljes vërteton një mospërputhje në natyrën e mallrave, ajo do të refuzojë daljen derisa të përfundohen formalitetet e eksportit dhe gjithashtu do të informojë zyrën doganore të eksportit.

Kur kemi të bëjmë me mallra që dërgohen në një vend tjetër ose me një zyrë doganore të daljes nën procedurën e transitit, zyra e nisjes do të miratojë kopjen 3 në përputhje me paragrafin 3 dhe t’ia kthejë atë deklaruesit pas shënimit të vërtetimit 'Eksport', me të kuqe, në të gjitha kopjet e dokumentit të transitit ose ndonjë dokument tjetër që zëvendëson atë. Zyra doganore e daljes do të kontrollojë daljen fizike të mallrave.

Kur mallrat e akcizës nën aranzhimet pezullimit të akcizës dërgohen në një vend tjetër nën mbulesën e dokumentit shoqërues doganor të parashikuara në Kodin e Akcizës, zyra doganore e eksportit do të vërtetojë kopjen 3 të DUD-it, në përputhje me paragrafin 3 dhe t’ia kthejë atë deklaruesit pas futjes së fjalës 'Eksport' me të kuqe dhe ngjitjes së vulës të përmendur në paragrafin 3 në të gjitha kopjet e dokumentit shoqërues administrativ.

Referencë do të bëhet në dokumentin shoqërues në kopjen 3 të DUD-it dhe anasjelltas.

Zyra doganore e daljes do të mbikëqyrë daljen fizike të mallrave dhe do t’i kthej prapa dërguesit një kopje të vërtetuar të dokumentit shoqërues administrativ të destinuar për të.

Zyra doganore e eksportit mund të kërkojë nga eksportuesi për të siguruar prova që mallrat janë larguar nga Kosova.

Deklaratat me gojë mund të bëhen vetëm në zyrën doganore të daljes.

Kur mallrat largohen nga Kosova pa një deklaratë të eksportit, deklarata e tillë duhet të depozitohet në mënyrë retrospektive nga eksportuesi në zyrën doganore kompetente për vendin ku ai është vendosur.

Pranimi i kësaj deklarate do të jetë subjekt i prezantimit nga eksportuesi, i bindjes së zyrës përkatëse doganore, i provave në lidhje me natyrën dhe sasinë e mallrave në fjalë dhe i rrethanave nën të cilat ato u larguan nga Kosova. Ajo zyrë gjithashtu do të vërtetojë kopjen 3 të DUD-it.

Pranimi retrospektiv i deklaratës nuk do të pengojë zbatimin e dënimeve në fuqi.

Kur mallrat e lëshuara për eksport nuk largohen nga Kosova, eksportuesi menjëherë do të informojë zyrën doganore të eksportit. Kopja 3 e DUD-it në fjalë do të kthehet në atë zyrë.

Kur një ndryshim në kontratën e transportit ka për pasojë ndërprerjen brenda Kosovës të një operacion të transportit që duhet të kishte përfunduar jashtë saj, kompanitë apo autoritetet në fjalë vetëm mund të kryejë kontratën ndryshuar me marrëveshjen e zyrës doganore të daljes, në rast të një operacioni tranziti, zyra e nisjes. Në këtë rast kopja 3 duhet të kthehet.