Tregtia me Shërbime

Shërbimet përbëjnë rreth 70% të BPV-së së shteteve të Bashkimit Evropian  dhe një përqindje edhe më të lartë të BPV-së në Amerikën e Veriut. Kosova aktualisht ka një bilanc të favorshëm të tregtisë dhe përparësive krahasuese sa i përket eksportit të shërbimeve. Tregtia me shërbime është në përgjithësi e ndarë në katër kategori:

 

1. Furnizimi ndërkufitar me shërbime (për shembull, një qendër e thirrjeve Kosovare ofron shërbime në Amerikën e Veriut)

 

 

2. Konsum jashtë vendit (për shembull, turistët që udhëtojnë në Kosovë)

 

 

3. Prania komerciale (për shembull, një kompani ndërtimi në pronësi dhe e bazuar në Kosovë ngrit filiale ose degë në vendet e huaja)

 

 

4. Prezenca e personave fizik (për shembull, konsulentët e Kosovës ofrojnë ekspertizë në Britani të Madhe).