Standardet e produkteve

“Standardet” iu referohen procedurave të përcaktuara, metodave, dimensioneve, lejesave, tipareve, kapaciteteve, etj. të specifikacioneve të një produkti. Në këtë kontekst, “certifikimi” i referohet kërkesave të përshtatjes krahasuar me një standard të vendosur.

Standardet janë nivele vullnetare të performancës apo kërkesave të produktit që janë vendosur me anë të sektorit industrial apo ekonomik për produkte të caktuara. Për produktet e Kosovës, përshtatja me standardet e BE-së është objektivi kryesor, që do të lehtësojë qasjen në tregje për eksportet e Kosovës në tregun e BE-së.

Për importe në Kosovë, të cilat janë certifikuar nga një organ i akredituar ndërkombëtarisht në BE apo diku tjetër, normalisht nuk do të ketë nevojë për testime të mëtejme të vlerësimit të përshtatjes, pasiqë certifikatat e fituara nga ato organe të akredituara ndërkombëtarisht normalisht do të njihen reciprokisht nga organet e Kosovës. Kjo njohje reciproke do të kursejë kohë dhe shpenzime për importuesit e produkteve që tashmë janë certifikuar në atë mënyrë.

Departamentet dhe agjencitë në vijim funksionojnë me synim vendosjen dhe kontrollin e standardeve të produkteve në Kosovë.

Agjencia për Standardizim e Kosovës (ASK)

Agjencia për Standardizim e Kosovës (ASK) është organ kombëtar për udhëheqje, organizim dhe kontroll të standardeve në Kosovë. ASK u themelua në prill të vitit 2005 nën autoritetin e Ligjit për Standardizim 2004/12 dhe  UA 2005/15. ASK ka hartuar një Ligj të ri për Standardizim 03/L-144 i cili është në pajtueshmëri me ligjet e BE-së.

Misioni

ASK-ja është organ kombëtar për standarde që miraton standardet, i harmonizon ato dhe prandaj fuqishëm nxit zhvillimin ekonomik, duke krijuar bazën për konkurrencë në rajon dhe më tej.

Objektivat

  • Mbrojtja e konsumatorit nga rreziku i konsumit ditor të produkteve të pa-standardizuara dhe rritja e pakontrolluar e konkurrencës në tregun vendor dhe rajonal,
  • Harmonizimin e praktikave tona të infrastrukturës cilësore me ato të shteteve të huaja të BE-së,
  • Zvogëlimin e pengesave teknike ndaj tregtisë.

 

 

Informatat kontaktuese për Agjencinë e Standardizimit të Kosovës (ASK)

Rr. „Muharrem Fejza“ p.n. Lagjja Spitalit, 10000 Prishtinë

+381 (0)38 512 779

askinfo@ks-gov.net

http://www.mti-ks.org/?cid=1,389

08:00 – 16:00

 

Departamenti i Metrologjisë së Kosovës (DMK)

Metrologjia është shkenca e matjes, metoda(t) për të përcaktuar matje të sakta dhe të besueshme të pajisjeve, makinerisë, dhe mallrave tjera. Metrologjia është shumë e rëndësishme për Kosovën për të siguruar që matjet e masës, peshës, vëllimit dhe parametrave tjerë të mallrave bëhen saktë në pajtim me matjet ndërkombëtare dhe të BE-së.

Testimi i produkteve përfshin analizën e karakteristikave, përbërësve, tipareve, kapaciteteve, specifikacioneve, komponentëve, etj. Është me rëndësi të keni siguri në besueshmërinë e testimit të produkteve në mënyrë që të përcaktohet përshtatja e një produkti me rregulloret teknike dhe/ose standardet e produktit. Këtu është vendi ku shërbimi metrologjik kompetent është jetësor për zhvillimin e ekonomik të Kosovës.

Departamenti Metrologjik i Kosovës (DMK) organizohet dhe funksionon nën autoritetin e Ligjit për Metrologjinë nr. 03/L-203, dhe kryen aktivitetet e tij nën mandatin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. DMK është i vetmi institucion shtetëror në Kosovë që është përgjegjës për themelimin dhe menaxhimin e sistemit metrologjik në Kosovë, duke përfshirë matjet e ndërlidhura me metalet e çmueshme.

DMK përfaqëson njërën nga shtyllat kryesore të infrastrukturës cilësore teknike në Kosovë. Bashkë me shtyllat tjera të kësaj infrastrukture siç janë standardizimi dhe akreditimi, DMK vendos një bazë të fuqishme për zhvillim të qëndrueshëm shkencor, teknologjik dhe ekonomik, dhe mbështet përfshirjen e Kosovës në integrimin evropian dhe ndërkombëtar.
DMK është përgjegjës për zbatimin e ligjeve në fushën e metrologjisë të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, e poashtu edhe aktet përcjellëse ligjore që zbatojnë këto ligje, ku përfshihen:
  • Ligji për Meteorologji,
  • Ligjin për Produktet e Metaleve të Çmuara.
  • Strategjia për zhvillimin e infrastrukturës metrologjike në Kosovë 2010-2014
Poashtu, DMK në mënyrë të përhershme rishikon rregulloret ligjore ekzistuese dhe zhvillon rregullore të reja në mënyrë që të harmonizojë kornizën ligjore të Kosovës me legjislacionin e BE-së.
Misioni
Misioni i DMK-së është të vendos një sistem të qëndrueshëm e kompatibil të metrologjisë në Kosovë, i cili do të mundësojë:
  • Matje në pajtim me sistemin e njësive matësi SI;
  • Matje të sakta dhe të besueshme me qëllim të mbrojtjes së jetës, shëndetit njerëzor, kafshëve, mjedisit, konsumatorëve dhe burimeve natyrore;
  • Instrumente të sakta matëse në mënyrë që të rris cilësinë e produkteve dhe shërbimeve vendore në mënyrë që të jenë konkurrente në tregun vendor dhe ndërkombëtar;
  • Të zhvillojë metrologjinë shkencore për të kontribuar në zhvillimin e kushteve të nevojshme që do t’i përgjigjen metrologjisë rajonale e ndërkombëtare, që ndikon në integrimin e ekonomisë sonë në ekonominë e tregut.
Prioritetet e DMK-së
Për të përmbushur misionin  e tij, Departamenti i Metrologjisë së Kosovës ka identifikuar prioritetet në vijim:
  • Ngritja e nivelit të etalonëve kombëtar të matjeve në pajtim me nevojat vendore;
  • Harmonizimi i legjislacionit për metrologjinë me legjislacionin e shteteve të BE-së,
  • Trajnimin dhe kualifikimin e personelit për të kryer verifikimet dhe kalibrimet,
  • Bashkëpunimi me organizatat metrologjike ndërkombëtare dhe rajonale (EUROMET, CEN, CENELEX, OIML, etj.), dhe anëtarësia e DMK-së në organizatat ndërkombëtare për metrologji.
Funksionet dhe detyrat e DMK-së
Në mënyrë që të përmbush misionin e tij, DMK punon në realizimin e tri funksioneve të përgjithshme të metrologjisë në Kosovë:
  • Metrologjia shkencore,
  • Metrologjia industriale, dhe
  • Metrologjia ligjore.
Duke zhvilluar këto funksione metrologjike, DMK parasheh themelimin etalone kombëtare të matjes në mënyrë që të transmetojë njësi matëse për pajisjet dhe instrumentet matëse në përdorim në proceset e prodhimit, shërbimit dhe testimit dhe për të garantuar saktësinë matëse duke kontrolluar instrumentet matëse në shfrytëzim publik.
Informatat kontaktuese për Departamentin e Metrologjisë së Kosovës

Rr. „Muharrem Fejza“ p.n. Lagja Spitalit, 10000 Prishtinë
+381 (0)38 512 827
agron.shuradhani@rks-gov.net
http://www.mti-ks.org/?cid=1,224
08:00 – 12:00

Drejtoria e Akreditimit e Kosovës (DAK)

 

Akreditimi është njohje e sanksionuar e kompetencës teknike. Për shembull, një laborator mund të jetë i akredituar si kompetent teknikisht për të kryer disa teste të caktuara të ndërlidhura me vlerësimin e përshtatjes me rregulloret apo standardet teknike. Është me rëndësi për lehtësimin e tregtisë së jashtme që organet testuese në Kosovë të jenë të akredituara ndërkombëtarisht si kompetente teknikisht për të testuar produktet për përshtatje me rregulloret teknike apo standardet e produktit.

Drejtoria e Akreditimit të Kosovës (DAK) është institucioni qeveritar i vetëm që ka kompetencë ligjore e teknike për të akredituar organet vlerësuese, laboratorët testues, laboratorët kalibrues, dhe organet për inspektim dhe certifikim.  Për më shumë informata për DAK-un kliko këtu.

DAK-u funksionon nën autoritetin e Ligjit nr.  03/L-069, siç është plotësuar me 28 qershor 2011 (Ligji 04/L 007) dhe UA 2009/02.

 

Misioni

Misioni i DAK-ut është të sigurojë për të gjitha palët e interesuara aktivitetin e akreditimit të bazuar në kërkesat e standardeve, ligjeve dhe parimeve të akreditimit.

Vizioni

Qëllimi i DAK-ut është që të bëhet anëtar i plotë i EA (Bashkëpunimit Evropian për Akreditim) dhe të nënshkrua Marrëveshjen Shumëpalëshe me EA.

 

 

 

Informatat kontaktuese për Drejtorinë e Akreditimit të Kosovës

Rr. „Muharrem Fejza“ p.n. Lagja e Spitalit, 10000 Prishtinë

+381 (0)38 512 796

drejtoriaakreditimitekosoves@gmail.com

www.dak-ks.org

08:00 – 16:00

 

Departamenti i Industrisë dhe Rregulloreve Teknike

 

Departamenti i Industrisë dhe Rregulloreve Teknike ka të bëj me standardet teknike dhe vlerësimin e përshtatjes së produkteve, një çështje me rëndësi për tregtinë ndërkombëtare. Departamenti merret me zhvillimin e strategjive, zhvillimin e politikave sektoriale dhe nën-sektoriale; krijimin e një mjedisi lehtësues për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm të industrisë në Kosovë; masat konkrete drejt përafrimit të legjislacionit kombëtar me direktivat e BE-së në industri; organizimin dhe monitorimin e procedurave lajmëruese; propozimin dhe hartimin e legjislacionit në fushën e standardeve teknike dhe vlerësimit të produkteve; zhvendosjen e Direktivave të BE-së sa i përket standardeve teknike dhe vlerësimit të përshtatjes së produkteve; bashkëpunimin dhe bashkërendimin e punës me organet e infrastrukturës cilësore; dhe mbikëqyrjen e ligjeve dhe akteve tjera ligjore në sferën e rregullave teknike dhe standardeve teknike.  Për më shumë informata mbi Departamentin e Industrisë dhe Rregulloreve Teknike klikoni këtu.

Departamenti përbëhet nga divizionet e turizmit dhe infrastrukturës cilësore. Ligjet themelore sipas të cilave funksionon Departamenti janë Ligji për Siguri të Përgjithshme të Produkteve (Ligji nr. 04/L-078) dhe Ligji nr. 04/L-039 Kërkesat Teknike për Produkte dhe Vlerësim të Përshtatjes (shiko: http://www.mti-ks.org/?cid=1, 5).

Ligji për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve përkufizon kërkesat për siguri të përgjithshme të produkteve, obligimet e prodhuesve dhe shpërndarësve, informatat publike, promovimin e masave vullnetare dhe mbikëqyrjen për të plotësuar kërkesat e vendosura me këtë ligj.

Ligji për Kërkesat Teknike për Produkte dhe Vlerësim të Përshtatjes fillimisht vendos dokumentacionin e nevojshëm për vlerësim të përshtatjes, i cili përfshin:

  • raportin e testit,
  • certifikatën e përshtatjes apo certifikatën/raportin e inspektimit;
  • deklarata e përshtatjes dhe dokumentacioni teknik i kërkuar për verifikim të përshtatjes së produkteve që duhet të vihen në dispozicion tek organet kompetente;
Informatat kontaktuese për Departamentin e Industrisë

Rr. „Muharrem Fejza“ p.n. Lagja e Spitalit, 10000 Prishtinë

http://www.mti-ks.org/?cid=1,8

08:00 – 16:00

 

Menaxhimi i Integruar i Kufirit

Menaxhimi  i Integruar i Kufirit (MIK) përfshin organizimin e aktivitetet e agjencisë kufitare për të siguruar bashkërendim dhe bashkëpunim sa i përket sigurisë kufitare, zbatimin e ligjit dhe lehtësimin e tregtisë. Ekzistojnë dy aspekte të MIK-ut (1) integrimin mes agjencive kufitare brenda Kosovës, dhe (2) integrimin e mbikëqyrjes së agjencive kufitare mes Kosovës dhe shteteve përreth.

Më përkrahje në BE, Kosova është duke shkuar drejt MIK-ut edhe brenda edhe me shtetet fqinje. Aspektet kryesore të konceptit të MIK-ut janë bashkërendimi dhe bashkëpunimi i bazuar në tri shtyllat në vijim:

  • Bashkëpunimi brenda agjencisë kufitare;
  • Bashkëpunimi mes agjencive të Kosovës dhe
  • Bashkëpunimi ndërkombëtar.