TARIK-u në Kosovë

Kosova miratoi SH-në si bazë për “TARIK-un” e Doganës së Kosovës në vitin 2005 dhe do të vazhdojë të përdorë SH-në pasi që TARIK-u është i integruar eventualisht me tarifat e jashtme të bazuara në BE. TARIK-u përbën një plan të normave dhe masave që zbatohen për importimin dhe eksportimin e mallrave; nën-titulli ndërkombëtar gjashtë-shifror rafinohet më tej me katër shifra tjera shtesë për të marrë parasysh të gjitha kërkesat për Entin Statistikor të Kosovës, detyrimet doganore, masat e politikës tregtare për importit dhe eksport, norma preferenciale të detyrimeve (CEFTA), TVSH-në dhe normat e akcizës.

TARIK-u është pika e përbashkët e referencës për tregtarët, agjentët doganore, Shërbimin Doganor të Kosovës dhe të gjitha ministritë përkatëse dhe kështu siguron zbatimin uniform të të gjitha ligjeve dhe rregulloreve në fuqi për import dhe eksport. TARIK-u është përditësuar për të marrë parasysh të gjitha rregulloret e miratuara rishtazi dhe përditësohet në baza vjetore në përputhje me Nomenklaturën e Kombinuar të Bashkimit Evropian, të publikuar.

 

Nomenklatura e harmonizuar e mallrave dhe sistemit të kodimit

Kodi i mallit për import është një numër dhjetë shifror që barazohet me një përshkrim të artikullit. Çdo artikull do të ketë një numër kodi - megjithatë të ndryshëm ose të panjohur.

Ndaj çdo kodi të mallit është vendosur një normë detyrimi, siç cilido kufizim ka të ngjarë të zbatohet  mund të nevojitet edhe Licenca p. sh. DTI për import. Klasifikimin e produkteve tuaja sipas kodeve të duhura të mallrave është shumë e rëndësishme pasi që  kodi;

  • Përshkruan mallrat dhe
  • Përcakton normën e detyrimit.

Shumica e produkteve të importuara do të tërheqë detyrime. Është e rëndësishme që të paguhet norma e saktë e detyrimit. Nëse paguani shumë, do të jeni në disavantazh financiarisht. Nëse paguani shumë pak, ka të ngjarë që do të ju duhet paguani shumën shtesë më vonë, ndoshta pasi ti keni shitur mallrat. Sigurimi se produktet tuaja klasifikohen sipas kodit të saktë të mallrave është shumë me rëndësi. Kodet e mallrave janë të përfshira në Volumin 2 të Tarifës dhe ka diku 65.000 të tillë. Tarifa përditësohet çdo muaj siç edhe kodet mund të ndryshojnë, të largohen ose të shtohen të reja.

Qasje të drejtpërdrejtë në TARIK-un e Kosovës keni në: http://dogana.rks.gov.net/Uploads/Documents/tarik/indexalb.htm