Zyra për pronësi industriale

Zyra e Pronësisë Industriale është institucion i cili merret me aktivitetin nga fusha  e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale. Zyra  zbaton procedurat e mbrojtjes dhe regjistrimit të të drejtave nga kjo fushë e cila është themeluar në baze të Ligjit nr. 2004/49, “Për Patentim”,   neni 13, si dhe nenit 1 Ligjit Nr. 02/L-100 “Për Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit për Patentim Nr 2004/49”  ,, dhe UA Nr. 2007/06 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Zyrës së Pronësisë Industriale

Qëllimi i mbrojtjes dhe regjistrimit të të drejtave të objekteve të Pronësisë Industriale është të inkurajojë dhe të motivojë shpikësit, krijuesit, të mbrojnë të drejtat e tyre dhe të rrënjosë besimin në zhvillimin e aktivitetit tregtar në lidhje me objektet e Pronësisë Industriale.

Roli kryesor i Zyrës për Pronësi Industriale është njohja e të drejtave të objekteve të pronësisë industriale. Përveç këtij roli, Zyra për Pronësi Industriale ofron këshilla dhe ndihmon Qeverinë e Kosovës në zhvillimin e politikave që synojnë inkurajimin e potencialit inovativ të vendit, si dhe ngritjen e vetëdijes publike përmes krijimit të një kulture të respektit për Pronësinë Industriale.

Aplikacionet për regjistrimin e patentave, markave tregtare dhe dizajneve  industriale, udhëzimet për plotësimin e këtyre  aplikacioneve mund të gjenden në këtë vegëz: www.mti-ks.org

 

Informatat kontaktuese për zyrën e pronësisë  industriale,  Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Rr. „Muharrem Fejza“ p.n. Lagja Spitalit, 10000 Prishtine

+381 (0)38 512 207

[email protected]

http://www.mti-ks.org/?cid=1,381

08:00 – 12:00

Procesi i patentimit

Procesi i patentimit është i rregulluar me dy pjesë të legjislacionit: Ligji Nr. 2004/49 për Patenta dhe Udhëzimi Administrativ 2007/10 mbi Procedurën Regjistrimit të Patentave. Patenta është një e drejtë ekskluzive ligjore që jepet për një shpikje. Një shpikje  është një produkt ose një proces që ofron një mënyrë të re për të bërë diçka, ose ofron një zgjidhje të re teknike për një problem. Një patentë siguron mbrojtje ligjore për një shpikje të pronarit të patentës. Mbrojtja jepet për një periudhë të kufizuar prej 10 apo 20 vjetësh, nëse tarifat e rinovimit paguhen çdo vit për të ruajtur patentën në fuqi.

Një shpikje duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme për t’u mbrojtur me një patentë. Kushtet e mëposhtme duhet të plotësohen:

  • Duhet të ketë aplikueshmëri  industriale;
  • Duhet të tregojë një element të risisë, që është një karakteristikë e re e cila nuk është e njohur në trupin e njohurive ekzistuese në fushën e saj teknike. Ky trup është quajtur “arti  prioritar”.
  • Shpikja duhet të tregojë një aktivitet krijues i cili nuk mund të krijohet  nga një person me njohuri mesatare të fushës;
  • Fusha tematike duhet të jenë e lejueshme si  e “patentueshme”. Teoritë shkencore, metodat matematikore, varietetet  bimore ose shtazore, zbulime të substancave natyrore, metodat tregtare, ose metodat për trajtim mjekësor (në krahasim me produktet mjekësore) nuk janë të patentueshme.

Mbrojtja e patentës do të thotë se shpikja nuk mund të bëhet komercialisht, të përdoret, shpërndahet ose shitet pa pëlqimin e pronarit të patentës. Këto të drejta të patentës mbrohen në gjykatë e cila mban autoritetin për të ndaluar shkeljen e patentës. Në anën tjetër, gjykata mund të shpallë një patentë të pavlefshme nëse është  sfiduar në mënyrë  të suksesshme nga pala e tretë. Pronari  i patentimit ka të drejtë të vendosë se kush mund të - ose nuk mund të -  përdorë shpikjen e patentuar për periudhën në të cilën shpikja është e mbrojtur. Pronari i patentimit mund t'i japë leje, apo licencë, palëve të tjera për të përdorur shpikjen sipas  kushteve të dakorduara në mënyrë reciproke. Pronari mund të shesë të drejtën mbi shpikjen tek dikush tjetër, i cili pastaj do të bëhet pronari ri i patentës. Pasi skadimit të patentës, mbrojtja mbaron dhe shpikja hyn në domenin publik. Kjo do të thotë se pronari nuk mban të drejta ekskluzive për shpikje, e cila vihet  në dispozicion për shfrytëzim komercial nga të tjerët.

Hapat e mëposhtëm procedural janë të nevojshëm për të marrë patentën:

1. Aplikacioni për patentë duhet të përmbaj

  • Kërkesën për njohjen e patentës;
  • Përshkrimin e shpikjes;
  • Një ose më shumë kërkesa patentore;
  • Vizatimet, nëse ka;
  • Abstraktin e shpikjes
  • Dëshmi për pagesën e tarifës për aplikim;
  • Autorizimin (për jorezidentët)
  • Certifikatën e prioritetit nga ministria e punëve të jashtme.

2. Ekzaminimi formal dhe pagesa e taksave;
3. Sigurimi i patentës dhe publikimi pas 18 muajsh;
4. Pagesa e tarifave të mirëmbajtjes vjetore;
5. Dëshmi mbi patentueshmerinë brenda 9 vitesh.

Kostot  për marrjen e një patente përbëhen nga (a) tarifat zyrtare (shih Udhëzimin Administrative 2009/19 mbi Taksat, Shtojca A1), dhe (b) shpenzimet e një përfaqësuesi të patentës (e detyrueshme vetëm për jorezidentët).

Tabelat e mëposhtme përmbledhin tarifat e aplikueshme për mbrojtjen e patentës.

Regjistrimi i markave tregtare

 

Markë tregtare mund të jetë çdo shenjë e cila mund të paraqitet grafikisht, në veçanti fjalët, përfshirë edhe emrat personal, skicimet, shkronjat, numrat, formën e mallrave apo paketimin e tyre, ngjyrat si dhe kombinimi i gjitha këtyre me kusht që shenjat e tilla të mund të dallojnë mallrat ose shërbimet e një ndërmarrjeje nga mallrat ose shërbimet e ndërmarrjeve tjera

Ligji për Markat Tregtare përcakton kushtet dhe procedurat për regjistrimin e markave tregtare, të drejtat që rrjedhin nga regjistrimi dhe zbatimi i këtyre të drejtave. Ky ligj zbatohet për subjektet që i nënshtrohen procedurës së regjistrimit për fitimin e markës tregtare në Zyrën për Pronësi Industriale të Republikës së Kosovës e themeluar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (në tekstin e mëtejshëm Zyra) përfshirë markat komunitare dhe regjistrimet ndërkombëtare të markës tregtare që vlejnë në Republikën e Kosovës.

Procedura për regjistrimin e një marke tregtare  iniciohet duke paraqitur  aplikacionin për regjistrimin e markës tregtare me Zyrën e Pronësisë Industriale, MTI. Aplikacioni për regjistrimin e markës tregtare duhet të përmbajë:

  • Kërkesën për regjistrimin e markës tregtare;
  • Informatat lidhur me identifikimin personal të aplikantit;
  • Listën e mallrave ose shërbimeve të kërkuara për t'u regjistruar;
  • Dizajnin e markës tregtare.

Data e paraqitjes së aplikimit për regjistrimin e markës tregtare është data e pranimit të aplikacionit nga Zyra e Pronësisë Industriale

Markat tregtare regjistrohen për një periudhë prej dhjetë (10) vitesh nga data e paraqitjes së aplikimit. Regjistrimet mund të vazhdohen për periudha shtesë prej dhjetë (10) vitesh.

Kostot lidhur me paraqitjen e mbrojtjes së markës tregtare janë si në vijim: Tarifat për marka tregtare

 

Dizajni industrial

 

Dizajni industrial është i rregulluar me Ligjin Nr. 04/L-028 për Dizajnin Industrial i miratuar në vitin 2011. Ligji  përcaktohen kushtet dhe procedurat për regjistrimin e dizajnit industrial, të drejtat që rrjedhin nga regjistrimi dhe zbatimi i këtyre të drejtave dhe dizajni komunitar.

Dizajni është përkufizuar si dukja e jashtme të produktit në tërësi apo të një pjese të tij, i cili rezulton nga karakteristikat e produktit, veçanërisht nga forma, trajta, ngjyra, vijat, konturat, tekstura ose materiali i vet produktit ose ornamentet e tij.

Dizajni industrial regjistrohet në Zyrën e Pronësisë Industriale. Aplikacioni  për dizajnin industrial duhet të përmbajë:

  • kërkesën për regjistrimin e dizajnit industrial;
  • të dhënat për paraqitësin e aplikacionit;
  • dukjen e dizajnit e cila duhet të jetë e përshtatshme për reproduktim. Nëse lënda e
  • aplikacionit është dizajn dy dimensional, ndërsa aplikacioni përmban kërkesën për shtyrjen e publikimit në pajtim me nenin 45 të këtij ligji, atëherë paraqitja e dizajnit mund të bëhet me mostër.
  • emërtimin e produktit në të cilin zbatohet dizajni;
  • të dhënat për përfaqësuesin e autorizuar, nëse aplikuesi ka autorizuar ndonjë person;
  • nëse është paraqitur aplikacioni i përbashkët, të dhënat për përfaqësuesin e përbashkët

Përveç tjerash, aplikacioni i dizajnit industrial mund të përmbajë:

  • përshkrimin me të cilin shpjegohet dukja apo mostra e dizajnit;
  • kërkesën për shtyrjen e publikimit të dizajnit të regjistruar;
  • klasifikimin e produktit respektivisht shënimin e klasës, në të cilin produkti  duhet të jetë pjesë përbërëse apo në të cilin dizajni duhet zbatuar, në pajtim me Marrëveshjen e Lokarnos, duke u bazuar në klasifikimin ndërkombëtar;
  • të dhënat për dizajnuesin apo dizajnuesit apo shënimet se dizajnuesi apo dizajnuesit nuk dëshirojnë të ceken;

Data e aplikimit për dizajnin industrial konsiderohet të jetë data kur dokumentet janë dorëzuar nga aplikanti në Zyrën e Pronësisë Industriale. Mbrojtja e dizajnit industrial zgjatë pesë vjet, duke u llogaritur që nga data e dorëzimit të aplikacionit për dizajn industrial.

Mbrojtja e dizajnit industrial mund të vazhdohet për një periudhë shtesë prej pesë vitesh, për një periudhë të përgjithshme prej njëzet e pesë vitesh, duke u llogaritur nga data e dorëzimit të kërkesës.

Aplikacionet për regjistrimin e patentave, markave tregtare dhe dizajneve  industriale, udhëzimet për plotësimin e këtyre aplikacioneve  mund të gjenden në këtë vegëz: http://ëëë.mti-ks.org/?cid=1,381

Kostot lidhur me mbrojtjen e dizajneve industriale janë si në vijim: Tarifat e dizajnit industrial